• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dragashi shënoi Ditën e Çlirimit!
varrezat_vizitaDragash - Me një akademi solemne, e cila u mbajt në sallën e Kuvendit Komunal, ka filluar aktiviteti i shënimit të Ditës së Çlirimit të komunës së Dragashit, ku me këtë rast kryetar i Komunës, Salim Jenuzi, pos tjerash, tha se pikërisht më 15 qershor të vitit 1999, UÇK-ja, e ndihmuar nga NATO-ja hyri triumfalisht në qytezën e Dragash, duke e larguar përgjithmonë çizmen e soldateskës serbe. “Në radhët e UÇK-së janë inkuadruar shumë djem dhe vasha të kësaj komune, të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për lirinë e Kosovës”, tha kryetari Jenuzi.
Duke folur për të arriturat e kësaj komune në liri, Jenuzi ka thënë se shteti jonë i ri kërkon edhe angazhime të mëdha. “Ne gjithnjë përpiqemi që ta bëjmë më të lehtë jetën e qytetarëve tanë, duke investuar në ndërtimin e rrugëve, shkollave, ambulancave ujësjellësve...”, ka thënë Jenuzi.
Ndërkaq, Çasip Kushi, nënkryetar komune, nga radhët e komunitetit pakicë, është shprehur se për këtë ditë është dashur të flasin, ata që e kanë rrezikuar, apo edhe e kanë dhënë jetën e tyre, me qëllim që ne sot të jetojmë të lirë. “Ne duhet t’iu jemi mirënjohës atyre dhe ta ruajmë këtë liri që na sollën. Habitem se si një grup njerëzish, për një grusht monedhash iu shërbejnë pushtetarëve të Serbisë, pa e kuptuar se ne gjithmonë ishim bashkë, dhe do të jemi bashkë”, ka thënë Kushi.
Në emër të familjarëve të dëshmorëve, të pranishmit i ka përshëndetur, Fadil Bahtijari, vëllai i dëshmorit, Ilmi Bahtijari. Ndërkaq, pas përfundimit të kësaj akademie,  janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Dragash dhe në fshatin Buçe, ndërsa më pas, në sallën e Shtëpisë së Kulturës, është mbajtur një koncert madhështorë, ekzekutuar nga shoqëritë autoktone nga Opoja dhe Gora.
Share