• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Maturantët e Dragashit e kaluan testin!
ruzhdi_berishaDragash - Nga 174 maturantë, pa i llogaritur ata të gjimnazit shoqëror, rezultatet e të cilëve ende nuk kanë arritur, sukses pozitiv kanë treguar 123 sish, ose 70.7 për qind. Këto të dhëna i konfirmoi sot drejtori i Drejtorisë komunale të Arsimit, në Dragash, Hajri Ramadani. Ai tha se maturantët e Shkollës së Mesme “Ruzhdi Berisha”, në Dragash, kësaj radhe e kanë përballuar me mjaft sukses testin e pjekurisë. “Nga këto rezultate, më të mirë janë dëshmuar nxënësit e Gjimnazit të Përgjithshëm. Nga 58 nxënës të testuar, 56 kanë treguar sukses pozitiv, ose 96.55 përqind. Pas tyre, radhiten nxënësit e Shkencave Natyrore, ku nga 28 nxënës, 19 e kanë kaluar testin, ose 67.85 përqind. Nga maturantët e Shkollës Profesionale, ata të drejtimit Laborant të Biologjisë, nga 26 nxënës, 20 sish kanë kaluar, ose 79.92 përqind.
Nxënësit e drejtimit të ekonomisë, nga 37, testin e kanë kaluar 9 prej tyres, ose 24.32 përqind . Ndërkaq nxënësit e drejtimit Juridik, nga 25, sukses pozitiv kanë treguar 19 maturantë, ose 76 përqind”, ka bërë të ditur Ramadani, për të shtuar se, pesë maturantët e komunitetit boshnjako-goranë, të cilët mësimet i kanë ndjekur në këtë shkollë, dy prej tyre e kanë përballuar testin. “Bazuar në ecurinë e mbarëvajtjes së testit të maturës, ku nuk është dhënë asnjë vërejtje nga ana e monitoruesve të MASHT-it, ai mund të konsiderohet si mjaft inkurajues”, ka thënë drejtori i Arsimit në Dragash, Hajri Ramadani.
Share