• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
LDK-ja i dërgon letër Jenuzit dhe OVL-së!

ldk_drDragash, 17 korrik 2010 - Kryesia e degës së LDK-së në Dragash, në mbledhjen që mbajti të mërkurën, një ditë pas kremtimit të Ditës së Çlirimit të komunës së Dragashit, ka reaguar ndaj mënyrës së kremtimit të kësaj dite, duke e vlerësuar atë, si tejet të zbehtë.
Sot, përmes një letre të hapur, të cilën ia dedikon kryetarit të Komunës së Dragashit, Salim Jenuzit , si dhe kryesisë së OVL të UÇK-së në Dragash, LDK-ja është shprehur se manifestimi për nderë të Ditës së Çlirimit të komunës, me 15 qershor 2010, ishte një ditë mjaft e zbehtë dhe pa kurrfarë organizimi të mirëfilltë, siç edhe e meriton kjo datë. “Në qendrën komunale, shumë pak janë vërejtur flamuj kombëtarë e shtetërorë, e që më parë trumbetohej aq shumë rreth përdorimit të tyre, pikërisht nga PDK-ja, derisa ishte në opozitë. Ndërsa, sot që është në pozitë, ajo nuk i ka kushtuar rëndësi kësaj çështjeje”, thuhet në fillim të kësaj letre të hapur, për të shtuar se edhe Akademia solemne nuk ishte mirë e organizuar. “Në akademinë solemne, e cila u mbajt në sallën gjysmë të zbrazur të KK-së, ishte një atmosferë e zymtë, për faktin se mungonin shumica e të ftuarve, e që ironia të jetë më e madhe, mungonin edhe delegatët e Partisë së kryetarit të Komunës (PDK). Gjithashtu, në sallë munguan edhe disa delegatë të partive tjera, të cilët u arsyetuan më pas se nuk ishin ftuar. Në këtë akademi, fjalimi i kryetarit të Komunës ishte një formalitet, ndërsa mungoi fare fjalimi i përfaqësuesit të OVL të UÇK-së, siç bëhej zakonisht në këtë akademi”, thuhet më tej në letrën e hapur të LDK-së. Partia më e madhe opozitare në Dragash, e cila ka po aq delegatë në KK, sa edhe partia në pozitë, ka dhënë vërejtje edhe për vizitën që u është bërë varrezave të dëshmorëve dhe për pjesën kulturo-artistike, për të cilat aktivitete thotë se janë bërë vetëm sa për t’i bërë. “Vizita tek varrezat e dëshmorëve, ishte një trishtim i pazakontë. Për LDK-në, kjo ishte më tepër një vizitë, sa për të thënë, ngase vizitoret, në vend që të shihnin lule të freskëta, panë therra dhe bar, që dëshmonte për një pakujdesi totale të institucioneve komunale dhe humbje të ndjenjave dhe respektit për dëshmorët e rënë. Ndërkaq, anëtarët e shoqërive kulturo-artistike, shfaqën program për vetën e tyre, sepse në sallë mungonte publiku”, thuhet në vazhdim të letrës së hapur që LDK-ja ia adreson kreut komunal, Salim Jenuzit dhe OVL të UÇK-së.
Në fund të kësaj letre, LDK-ja ka konstatuar se, nga agjenda e aktiviteteve sportive, me qëllim janë eliminuar garat e pehlivanëve, garë kjo e cila me decenie është ruajtur në këtë komunë. “Kjo, sepse, gjoja mungojnë mjetet financiare. Në anën tjetër, harxhohen dhjetëra-mijëra euro, për dreka dhe darka. Shumë më mirë do të ishte që qeveria lokale, këto mjete t’i harxhonte në organizimin e garave të pehlivanëve dhe të kishte pastruar dhe rregulluar kompleksin e varrezave të dëshmorëve, për përfundimin e të cilit kompleks kryetari pati premtuar, qysh para tri vitesh”, thuhet në përfundim të letrës së hapur, të cilën LDK-ja e Dragashit ia ka adresuar kreut komunal, Salim Jenuzit, dhe OVL të UÇK-së, e që është nënshkruar nga kryetari në largim i degës së kësaj partie, Halim Shemsidini, ish-kryetar komune, para se PDK-ja t’i fitonte zgjedhjet, në vitin 2007 dhe së fundi edhe në vitin 2009, mandati i të cilave zgjedhje do të zgjasë për katër vjet.


Share