• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Zlipotoku i Gorës bëhet me rrugë të asfaltuar!
asfalti_zlipotokZlipotok - Këto ditë ka filluar asfaltimi i dy kilometrave të mbetur të rrugës së Zlipotokut të Gorës së Dragashit, rrugë kjo që e lidh këtë fshat me rrugën rajonale Dragash - Restelicë. Asfaltimi i kësaj rruge, e gjatë rreth 4 kilometra, kishte filluar vjet, kur u ndanë 120 mijë euro nga buxheti i Komunës, mirëpo atëherë u asfaltuan vetëm 1.5 kilometra, ndërkaq tani ka filluar asfaltimi edhe i dy kilometrave të tjerë, për të cilin projekt janë siguruar edhe 170 mijë euro. Drejtori i Administratës komunale dhe Personelit, Avni Nebiu, i cili njëkohësisht ushtron edhe detyrën e zëdhënësit të Komunës, tha se Komuna ishte e vendosur që kjo rrugë të asfaltohej, pavarësisht vështirësive në sigurimin e mjeteve. Sipas tij, kjo vendosmëri kishte të bënte me faktin se ky fshat ka mbetur tejet i izoluar, sidomos gjatë dimrit. “Me përfundimin e këtij projekti, do të zgjidhet problemi i infrastrukturës rrugore të këtij fshati, i cili ka një konfiguracion mjaft të papërshtatshëm. Banorët e këtij lokaliteti të Gorës gjithnjë kanë qenë të ngulfatur të jetojnë në kushte mjaft të vështira, e që si pasojë e tërë kësaj ka qenë edhe migrimi i theksuar i tyre”, ka thënë Nebiu.
Edhe banorët e Zlipotokut pohojnë se, me asfaltimin e kësaj rruge, tek banorët është shtuar optimizmi për të mbetur në trojet e tyre.
Adnan Rexhepllar, kryetar i fshatit Zlipotok, ka thënë se, me asfaltimin e kësaj rruge, janë arritur dy efekte; jetë më komode për banorët e fshatit dhe njëkohësisht edhe dëshmi, se pushteti nuk bën dallime rajonale apo nacionale, por vërtetë intervenon aty ku më së shumti ka nevojë. "Asfaltimi i kësaj rruge, është dëshmi e mirë se edhe për komunitetin e Gorës, dikush po kujdesët që t’iu krijoj kushte më të mira për jetë", është shprehur Adnani, duke shtuar se banorët janë të kënaqur, edhe me cilësinë e punimeve, të cilat po i kryen një kompani nga Prizreni.
Share