• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dragash: Përurohet Zyra për Ndihmë juridike
Radio_SHARRI_zyra_juridikeDragash - Komisioni për Ndihmë Juridike i Kosovës dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), në kuadër të projektit "Qasja në drejtësi", të hënën ka përuruar Zyrën për Ndihmë Juridike në Dragash.
Në këtë përurim, i cili u organizua në sallën e Kuvendit komunal, para qytetarëve të kësaj komune dhanë sqarime për rëndësinë e kësaj zyreje, zëvendësministri i Drejtësisë, Arsim Janova, zv-drejtori i UNDP-së në Kosovë, Tetsuo Kondo, komisionari i Ndihmës juridike, Sokol Haziri, koordinatorja për Ndihmë Juridike në Kosovë, Drita Rexhepi, si dhe kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi. Që të gjithë u shprehën se kjo zyrë është e rëndësishme për qytetarët, sidomos për ata që nuk kanë gjendje të mirë financiare, por që kanë nevojë për ndihmë juridike.
Tetsuo Kondo, drejtor i UNDP-së për Kosovë, ka theksuar në ceremoninë e përurimit, se qëllimi i hapjes së kësaj zyre, njëra ndër pesë të tilla që janë hapur në Kosovë, në kuadër të projektit “Qasja në drejtësi”, është që t’iu ofrohen shërbimeve juridike falas të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike, e në veçanti atyre që janë në pozitë të vështirë materiale.
Në vazhdim, Sokol Haziri, komisionar për ndihmë juridike, ka nënvizuar se, gjatë hapjes së këtyre zyrave në Kosovë, komuna e Dragashit është përzgjedhur, për shkak të specifikave gjeografike dhe nacionale që ka. “Kjo zyrë ka për qëllim që t'iu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve, sidomos nevojtarëve. Me hapjen e këtyre zyrave nëpër Kosovë, do të shtohen kapacitetet e ofrimit të ndihmës juridike", tha Haziri.
Në një prononcim për Radio Sharrin, koordinatorja për Ndihmë juridike në Kosovë, Drita Rexhepi, tha se, me fillimin e punës së kësaj zyreje, qytetarët do ta kenë një adresë të qartë, ku do të mund të kërkojnë shërbime juridike falas, për t’i realizuar të drejtat e tyre. “Zyra do të jetë në shërbim të asaj shtrese të popullatës, e cila nuk ka mundësi të paguaj një avokat për shërbime juridike. Natyrisht se ka shumë të tillë në Dragash, të cilët ballafaqohen me shumë probleme që kërkojnë zgjidhje juridike, por që nuk kanë mundësi të paguajnë një avokat. Prandaj kjo zyrë do të jetë në shërbim të tyre, falas”, tha Rexhepi.
Në përfundim të ceremonisë përuruese, kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, e ka falënderuar Komisionin për Ndihmë Juridike, UNDP-në dhe të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në këtë drejtim, jo vetëm, siç tha, për hapjen e kësaj zyre, por edhe për të gjitha ato që kanë bërë në të mirë të institucioneve dhe qytetarëve të këtij rajoni.
Share