• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
KEK-u paralajmëron një verë pa drita!
e Enjte, 01 Korrik 2010 06:14
kek_Radio_SHARRIPrishtinë – Korporata Elektroenergjetike e Kosovës, përmes një komunikate ka njoftuar se ka rënë nga sistemi njësia B2 e termocentralit “Kosova B”, ku për pasojë, është rënduar situata e furnizimit të vendit me energji elektrike. Në këtë situatë, kategoria A ka furnizim 5:1, kategoria B po furnizohet sipas orarit 3:3 ndërsa kategoria C 2:4.
Gjendja pritet të përmirësohet shumë shpejtë, pasi KEK-u ka siguruar energji elektrike shtesë, nga marrëveshja e bashkëpunimit të shkëmbimit të energjisë elektrike me Shqipërinë, e cila nisë së zbatuari nga data 1 korrik. Sipas KEK-ut, në dispozicion janë tri blloqe, përkatësisht A4 dhe A5 të Termocentralit "Kosova A" dhe njësia B1 e Termocentralit "Kosova B". Ndërkaq, njësia B2 parashihet të kthehet në sistem shumë shpejtë.
Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, përmes një komunikate për media ka dhënë siguri për konsumatorët , duke sqaruar se po bëhen përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e dy njësive gjeneruese në TC "Kosova B" dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese. Ai bëri të ditur se do të jetë jashtë operimit Blloku B2, gjatë tërë muajit korrik, për instalimin e rotorit të ri të turbinës dhe për punët tjera shtesë në mirëmbajtjen preventive, me qëllim të përmirësimit të operimin në të ardhmen.
Rrjedhimisht, furnizimi me energji elektrike do të jetë sensitiv, sidomos në periudhën prej 16 deri me 30 korrik, ngase gjatë kësaj periudhe dyjavore do të jenë në revizion të planifikuar vjetor dy njësitë e TC "Kosova B". “KEK-u ka bërë plane për këtë situatë dhe ka lidhur kontratë për import të energjisë elektrike, për të përmbushur mungesën që pritet të shfaqet në furnizim. Pos kësaj, KEK-u planifikon të mbajë në operim dy njësitë e Kosovës A, gjatë gjithë kësaj periudhe kritike. Reduktimet eventuale do të kryhen në pajtim me rregullat e programit ABC të ZRrE-së. Me mungesë furnizimi do të mund të ballafaqohen të gjitha kategoritë”, ka thënë Buzhala, duke shtuar se prioritet do t’i jepet paguesve të rregullt.
Share