• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nëntë vjetë të AAK-së në Dragash!
aak_Radio_SHARRIDragash - Në përvjetorin e nëntë të themelimit të degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Dragash, u tha se kjo parti është pretendente për ta udhëhequr vendin, bile para se të zhvillohen zgjedhjet e rregullta për pushtetin qendrorë, të cilat, sipas planit të rregullt, do të mbahen vitin e ardhshëm.
Në shënimin e këtij përvjetori, në Dragash qëndroi edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga këshilltari i tij, Stiven Shuk dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Blerim Kuçi. I bindur se ka ardhur “koha e Aleancës”, kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, tha se kjo parti ka një program të detajuar dhe të qartë, me të cilin Kosova do të dilte nga gjendja aktuale, të cilën e quajti të keqe. “Unë po punojë për ta marrë udhëheqjen e vendit, ngase defektet e qeverisjes aktuale po i konstatojnë edhe të tjerët. Besoj që shumë shpejtë do të ndodhë kjo, shpresoj me ndihmën tuaj”, tha Haradinaj, duke premtuar se programi i partisë së tij ka një plan edhe për komunën e Dragashit, i cili, siç tha, do ta nxjerr këtë trevë nga izolimi. “Komuna juaj nuk do të mbetet si një oazë e pazhvilluar. Ju ftoj për një fitore të madhe për Dragashin dhe për Kosovën, për një zhvillim të shpejtë, ku qytetari do të mburret me vendin e vet. Në shënimin e këtij përvjetori duhet t’i përkujtojmë këto vite të punës që ishin plotë sfida. Këto vite të punës sonë, dëshmojnë se si mund të shkojmë përpara. Kemi besim se mund ta bëjmë shtetin. Unë besoj në këtë, ngase ne kemi potencialin njerëzor për ta bërë shtetin, e që një ditë do të mburremi me sukseset tona. Edhe kur punojmë ndaras, nuk duhet t’i bëjmë pengesa askujt që punon për të mirën e vendit”, tha Haradinaj, duke përkujtuar se edhe dega e Dragashit, e kësaj partie, ka pasur shumë sfida. Për këtë, Haradinaj i falënderoi të gjithë themeluesit e degës për punën e tyre, të cilën e vlerësoi të suksesshme.
Ndërkaq, Burim Piraj, duke i përshëndetur të pranishmit, tha se lideri i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj, ka pasur guxim që ta luftojë armikun shekullor dhe më pas ka ditur ta themelojë këtë parti të fuqishme. “Këtë ai e ka dëshmuar gjatë tre muajve të qeverisjes së tij të shkëlqyeshme. Prandaj, është koha që Haradinaj sërish ta merr drejtimin e shtetit”, tha Piraj.
Në këtë shënim të nëntëvjetorit të themelimit, mori pjesë edhe kryetari i degës së LDK-së në Dragash, Halim Shemsidini, i cili u përshëndet nga të gjithë oratorët e AAK-së, me një respekt të lartë.
Share