• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kush qëndron pas sulmit në Mitrovicë?
e Diel, 04 Korrik 2010 12:20
mitrovica_Radio_SHARRIMitrovicë - Mediat serbe, edhe sot i kanë dhënë hapësirë, relativisht të madhe, sulmit me granatë që ndodhi para dy ditësh në Mitrovicë, duke vënë theksin në aktorët e mundshëm të këtij sulmi. Me titullin “Kush qëndron pas sulmit në Mitrovicë”, mediumi i pavarur serb, B92, ka cituar Policinë e Kosovës, të ketë deklaruar se posedon listën e të dyshuarve për këtë sulm me bombë, në të cilin humbi jetën një qytetarë. “Ministri Bajram Rexhepi, për këtë sulm akuzon ekstremistët serbë. Policia e Kosovës disponon me të dhënat e personave për të cilët beson se e kanë kryer sulmin, mirëpo tani për tani nuk do të publikojë të dhënat për ta”, shkruan B92. Gjithnjë sipas medieve serbe, si përgjegjës për shpërthimin, në të cilin vdiq një person dhe 11 të tjerë u plagosën, ministri Rexhepi ka etiketuar “ekstremistët serbë”.
Ish-shefi i Qendrës Koordinuese për Kosovën në Qeverisë serbe, Nebojsha Qoviq, fajësimin nga njëra anë në tjetrën, e vlerëson si karakteristikë të rëndomtë të rajonit kosovar. Ndërkohë, ministri Rexhepi thekson se rezultatet e para të hetimeve tregojnë se përgjegjës për incidentin janë ekstremistët serbë, të cilët gjatë protestës kanë qenë të armatosur. “Janë duke u bërë hetime intensive të përbashkëta nga dy prokurorët publikë, të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. Në kuadër të hetimeve janë bërë intervista me dëshmitarë dhe, tashmë ekzistojnë disa emra të të dyshuarve. Shpresojmë që hetimet shumë shpejt do të zbardhin kryesit e këtij incidenti tragjik, të cilët edhe do të marrin dënimin e merituar”, ka thënë Rexhepi.
Licitimin për përgjegjësit e ngjarjes tragjike në Mitrovicë, para përcaktimit të fakteve për të, Qoviq e sheh si të tepërt. Ai mendon që pala serbe, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duhet të paraqitet e vendosur dhe të prezantojë faktet që disponon. “Natyrisht se është e pritshme që pala shqiptare do t’i fajësojë ekstremistët serbë për këtë sulm, sikurse që është e pritshme që pala serbe do të thotë se akterët e kësaj vepre janë terroristët shqiptarë. Mirëpo, është mirë që në Këshillin e Sigurimit të paraqiten fakte të qarta dhe të kërkohen të dhëna, se kush në të vërtetë e ka kryer këtë sulm. Vetëm e vërteta mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve. Strukturat politike duhet të kenë parasysh se çdo hap i gabuar, kushdo që do ta bëjë atë, do ta paguajnë njerëzit të cilët jetojnë në ato hapësira”, ka thënë Qoviq.
Deri te përgjegjësit për shpërthimin e bombës në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë dhe uljen e tensioneve, është e mundur të vihet vetëm në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare në Kosovës, ka thënë për B92 drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike, Dushan Janjiq. Ai është shprehur të jetë i frikësuar se e tërë ngjarja do të interpretohet politikisht. “Fakti se do të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit, flet se OKB-ja, që do të thotë edhe UNMIK-u edhe EULEX-i, e vlerësojnë se është një moment kur duhet stabilizuar gjendja në Kosovë. Pas kësaj mbledhje do të konkludohet se Beogradi duhet të bashkëpunojë me EULEX-in dhe jo të ndodh kjo që po dëgjojmë, si paralajmërim nga Beogradi, se do të analizohet bashkëpunimi”, thekson Janjiq.
 
Kamera monitoruese në Lagjen e Boshnjakëve
 
Dy ditë pas incidentit që ndodhi në veri të Mitrovicës, ku një person humbi jetën dhe 11 të tjerë mbetën të lënduar, në Lagjen e Boshnjakëve, por edhe në disa pjesë të tjera të Mitrovicës, ku pothuajse normaliteti është rikthyer, vërehen forca të shtuara të KFOR-it, EULEX-it, si dhe të policisë së Kosovës.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, ka pohuar se janë shtuar forca policore, të cilat janë duke kryer detyrat e tyre të përditshme.
Në rrugën, në të cilën ndodhet Zyra e Regjistrimit civil, në Lagjen e Boshnjakëve, KFOR-i ka vendosur kamera monitoruese, të cilat do të vëzhgojnë rrugën dhe zyrën, pa ndërprerë. Po ashtu, të shtunën janë parë ushtar të KFOR-it duke u vendosur edhe në aneksin e Qendrës së Kulturës në Mitrovicë, objekt ky të cilin KFOR-i e ka lëshuar para disa muajsh. Në lidhje me këtë vendosje, kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, ka theksuar se Komuna nuk ka asnjë informacion, në lidhje me këtë vendosje të KFOR-it. “Besoj se kjo është vetëm vendosje  e përkohshme, për monitorimin e situatës”, ka thënë Kastrati.
Ndryshe, të shtunën, në katër komunat në veri të Kosovës; Mitrovicë, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, dje ishte ditë zie për shkak të vdekjes së pediatrit, Mensur Xhekoviq. Ditën e zisë për këto komuna e kanë shpallur strukturat paralele serbe që veprojnë në këtë pjesë të Kosovës.
Aktualisht, situata në këtë pjesë të vendit është e qetë, edhe pse vërehet një frikë tek banorët joserb.
Share