• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dragashi vlerësohet për paqe dhe siguri!
rexhepi_Radio_SHARRIDragash - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në një vizitë zyrtare që i bëri komunës së Dragashit, në prag të fundjavës, premtoi krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore në trekëndëshin kufitar Kosovë - Shqipëri - Maqedoni.
I shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë së Regjistrimit Civil, Blerim Camaj, si dhe nga kreu i policisë rajonale të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, Rexhepi premtoi më shumë angazhim në përmirësimin e infrastrukturës në vendkalimet kufitare që aktualisht e lidhin Dragashin me Shqipërinë, e që aktualisht ato shërbejnë vetëm për kalim këmbësorësh dhe jo edhe për automjete. Pas takimit që zhvilloi me të parin e Komunës së Dragashit, Salim Jenuzin, Rexhepi tha se për ndërtimin e infrastrukturës, e cila do ta mundësonte qarkullimin ndërkufitar edhe me automjete, nevojitet një shumë e madhe mjetesh, por që shpreson se me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, mund t’i dilet mbanë këtij projekti, i cili kap shumën rreth tetë milionë euro. “Janë disa çështje që kërkojnë kohë dhe mjete të mëdha. Mirëpo, ne do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë që të krijohen kushte më të mira infrastrukturore në vendkalimet kufitare me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Me këtë të fundit, ekzistojnë disa vendkalime, por që ato kalohen vetëm në këmbë. Do të mundohemi të krijojmë kushte më të mira infrastrukturore, në mënyrë që lëvizja të bëhet edhe me automjete”, tha Rexhepi.
Pas takimit me kreun komunal, delegacioni i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), vizitoi edhe Qendrën e Regjistrimit Civil dhe Stacionin Policore në Dragash, ku u njoftua me gjendjen e sigurisë në këtë komunë dhe rrjedhën e regjistrimit civil. Gjatë bisedës me krerët policorë, gjendja e sigurisë në këtë rajon u vlerësua e qetë, pasi nuk është shënuar asnjë incident me peshë. Vetë ministri Rexhepi e cilësoi komunën e Dragashit të jetë ndër më të qetat në vend, për ç’gjë siguroi edhe kreu i policisë rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi, i cili tha se Dragashi është komuna më e qetë në rajon, por mund të thuhet se e tillë është edhe në nivel të republikës.
Gjatë këtyre takimeve u diskutua edhe për rritjen e numrit të stafit policor në këtë trevë, me qëllim të shtimit të numrit të patrullimeve policore, sidomos në fshatrat rreth brezit kufitar me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Share