• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Tre të vdekur, afër Mleçanit të Malishevës!
aksidentimleqan_Radio_SHARRIMalishevë - Si pasojë e një aksidenti në trafik, në rrugën Kievë – Mleçan, komuna e Malishevës, tre persona kanë humbur jetën ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të lënduar. Sipas informacioneve të policisë, ky aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:00, ku janë ndeshur dy vetura civile. Aksidenti, sipas policisë, ka ndodhur si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë dhe mospërshtatjes së kushteve në rrugë.
Aksidentet e shumta që po ndodhin kohët e fundit, kanë bërë që policia t’iu bëj thirrje qytetarëve, me theks të veçantë drejtuesve të automjeteve, që të bëjnë kujdes dhe të shtojnë vëmendjen. Në të kundërtën, apelon policia, secili do të ndëshkohet, sipas normave të sanksionuara me ligjin për sigurinë në komunikacion.
Policia ka bërë të ditur se njësitet e saj të trafikut, në kuadër të planit konkret, ku do të patrullohet edhe me vetura civile, do të ashpërsojnë masat e gjobitjes, pa kurrfarë tolerance ndaj atyre që bëjnë kundërvajtje në komunikacion. Në kuadër të këtij plani, gjatë ditëve në vijim do të ketë njësite policore në lëvizje dhe pika shtesë të kontrollit me automjete civile, ka paralajmëruar policia.
 
Rruga e kombit, merr viktimën e parë!
 
Të martën, në orët e mbrëmjes, një grua 40 vjeçare, nënë e tre fëmijëve, ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një automjet, të cilin e drejtonte një shtetas nga Kosova. Burimet policore të Mirditës bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur në fshatin Fang, Bashkia e Rubikut, në aksin e autorrugës, Milot-Kukës. Sipas policisë, automjeti me targa zvicerane ka përplasur Bardhe Përlleshin, e cila ka mbetur e vdekur në çast.
Policia ka sqaruar se shkak i aksidentit ishte trupimi në këmbë i autorrugës, nga ana e viktimës, në një zonë ku shpejtësia e lejuar e automjeteve është e lartë.
Edhe këtë vit, numri i aksidenteve me fatalitet në Shqipëri, mbetet mjaft i lartë. Vetëm gjatë këtij viti, burimet zyrtare kanë bërë të ditur se në Shqipëri janë regjistruar 383 persona të vdekur në aksidente komunikacioni dhe 368 persona të tjerë janë plagosur. Kjo statistikë e ka renditur Shqipërinë në vendin e dytë në Evropë, pas Greqisë, për nga numri i aksidenteve në komunikacion.
Share