• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Zonja Sejdiu takohet me gratë e Dragashit!
nezafete_Radio_SHARRIDragash - Zonja e parë e Kosovës, Nezafete Sejdiu, ka vizituar të enjten gratë e komunës së Dragashit, me qëllim njohjen nga afër me hallet dhe brengat e tyre në këtë pjesë rurale të vendit. Znj. Sejdiu zhvilloi një takim të veçantë edhe me gratë, pjesëmarrëse në projektin “Nisma për ndryshime pozitive”, i cili financohet nga USAID-i, e që është duke u implementuar nga organizatat joqeveritare “Lady” dhe “Besa Consulty”. Në takimin që zhvilluan me zonjën e parë të vendit, drejtueset e këtyre OJQ-ve sqaruan se ky projekt ka për qëllim t’u dalë në ndihmë femrave nga treva e Opojës dhe Gorës, rajone këto që e përbëjnë komunën e Dragashit, në skajin jugor të Kosovës.
Pasi u njoftua me punën që bëjnë femrat e Dragashit, si të komunitetit shqiptar ashtu edhe ato të komunitetit nga Gora, znj. Sejdiu premtoi se do të angazhohet fuqishëm që sa më shumë të përmirësohet dhe fuqizohet pozita e femrës në këto hapësira të vendit tonë. “Ne duhet që, së bashku, të punojmë dhe të angazhohemi sa më shumë për mirëqenie më të mirë dhe për forcimin e pozitës së femrës në shoqërinë tonë. Femra duhet të ketë fuqinë e punës për mbijetesë, por edhe fuqinë e vendimmarrjes”, tha znj. Sejdiu.
Gratë e kësaj ane, të cilat kryesisht merren me punëdore të ndryshme artizanale, shpalosen veprat e tyre para zonjës së parë të vendit, e cila u mahnit me ato që pa dhe preku me dorën e saj. Ajo i përgëzoi femrat e kësaj ane për punën e tyre, duke i inkurajuar që të vazhdojnë angazhimin e tyre në këtë mënyrë, e cila kontribuon edhe në ruajtjen e vlerave kombëtare. “Prandaj jam këtu me ju, për t’ju përkrahur dhe mbështetur moralisht në gjithë këtë punë të madhe që bëni. Puna e juaj, natyrisht se duhet të vlerësohet dhe çmohet, sepse, vetëm në këtë mënyrë ju do ta fuqizoni rolin e femrës në shoqëri, e cila meriton të jetojë e pavarur”, tha znj. Sejdiu.
Gratë e Dragashit, kohët e fundit po i trajtojnë më shumë vlerat artizanale, duke u mburrur me to, kudo dhe sa herë iu jepet rasti. Kohë më parë, një Iniciativë që kanë ndërmarrë gratë e Dragashit për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave nga kjo anë, ka rezultuar me plasimin e punëdoreve në panairin e turizmit në Prishtinë, ku edhe kanë marrë shumë mirënjohje për punën e tyre.
Share