• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dragashi kompleton qeverinë lokale?
dragashi1_Radio_SHARRIDragash - Me emërimin e tre drejtorëve të rinj, anëtarë të koalicionit boshnjak nga Gora, VAKAT, është kompletuar qeveria lokale e Dragashit. Kështu të paktën thonë partnerët e koalicionit (PDK – VAKAT). Por, një gjë të tillë nuk e thonë edhe përfaqësuesit e LDD-së, të cilët ende janë në pritje se do të marrin drejtimin e një drejtorie komunale, të premtuar nga PDK-ja, në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar Komune. Kreu i LDD-së, Vahidin Halili, i tha Radio Sharrit se ende pret nga kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, që ta përmbush premtimin e dhënë, atëherë kur PDK-ja kishte nevojë për ndihmën e LDD-së. “Ne nuk e konsiderojmë të kompletuar qeverinë lokale, përderisa nuk realizohet premtimi ndaj subjektit tonë. Ne shpresojmë se, kryetari Jenuzi do ta përmbush premtimin, në mënyrë që të konsiderohet e kompletuar qeveria lokale e Dragashit”, tha Halili.
Me Statutin e komunës së Dragashit janë përcaktuar tetë drejtori komunale, por që deri më tani kanë vepruar vetëm shtatë, sepse nuk ishte ndarë, edhe de facto, drejtoria e Kulturës nga ajo e Arsimit, ndonëse me vendim të Kuvendit komunal, këto drejtori janë ndarë para shumë kohësh. Së fundmi, me vendim të kryetarit të Komunës, Salim Jenuzi, jo vetëm që është emëruar drejtori i Kulturës, e që edhe praktikisht ndahet kjo drejtori nga ajo e Arsimit, por janë bërë ndryshime edhe në dy drejtori ekzistuese. Drejtorinë e Bujqësisë, në vend të Nuhia Tairovcit, i cili shkon në detyrë të re, në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, do ta drejtoj Bajram Hoxha, zyrtar i gjertanishëm në drejtorinë e Arsimit. Ndërkaq në drejtorinë e Gjeodezisë dhe Kadastrit, ndërrohet drejtori i gjertanishëm, Shefik Fejza, dhe në vend të tij emërohet Bejan Haxhihasan. Drejtorinë e Kulturës do ta drejtojë, Kamber Kamberi, i cili deri më tani e ka udhëhequr Zyrën e Tatimit në Pronë.
Me këto ndryshime është përmbushur marrëveshja ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës, PDK - VAKAT, me të cilën parashihej që kësaj të fundit t’i jepen tri drejtori.
Të kontaktuar nga Radio Sharri, më i lumturi në këtë kombinim është shprehur Nuhia Tairovci, ndërsa më i dëshpëruari ka mbetur Shefik Fejza. Ky i fundit kishte paralajmëruar redaksinë tonë se “po i luhatej kolltuku”, por një gjë të tillë e kishte mohuar kreu i Vakatit, Sadik Idrizi. Ndërkaq, Tairovci tha se e ndien privilegj avancimin e tij në qeverinë republikane. “Të gjithë ata që më kanë përkrahur, që unë të jem pjesë e qeverisë qendrore, më duhet t’iu shpreh mirënjohje. Natyrisht se ndihem i privilegjuar për këtë avancim”, tha Tairovci për Radio Sharrin.
Megjithatë, përderisa LDD-ja, e cila ka vetëm një delegat në KK, ende shpreson për një drejtori, vështirë se mund të thuhet se qeveria lokale e Dragashit është e kompletuar.
Share