• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Edhe fshati Xërxë, u bë me asfalt!
xerxe_Radio_SHARRIDragash - Pjesa më e madhe e rrugës, nga fshati Shajne e deri në fshatin Xërxë, në trevën e Opojës, është asfaltuar, por ende nuk është përfunduar në tërësi. Të dhënat nga terreni bëjnë të ditur se janë shtruar 2.5 kilometra të kësaj rruge, ndërkohë që ka mbetur edhe gjysmë kilometër gjatësi, për tu përfunduar ky projekt i rëndësishëm për banorët e Xërxes. Zyrtarët e Komunës së Dragashit thonë se për këtë vit, xërxasit duhet të kënaqen me kaq, por që do të bëjnë përpjekje për sigurimin e mjeteve, që të përfundohet edhe kjo pjesë e mbetur pa asfalt. Drejtori komunal i Administratës dhe Personelit, Avni Nebiu, bëri të ditur se afro 200 mijë euro janë siguruar nga buxheti i Komunës, ndërsa për këtë aks ka kontribuar edhe qeveria republikane. “Ne kishim parasysh problemet, të cilat vite me radhë iu shkaktoheshin banorëve të këtij fshati, prandaj insistuam në asfaltimin e kësaj rruge, e cila gjithnjë e më tepër vinte duke u dëmtuar. Ishim të vetëdijshëm se nuk do të përfundohej e gjithë gjatësia e saj, por investuam aq sa kishim mundësi”, tha Nebiu, duke shtuar se qeveria lokale po bën përpjekje për gjetjen e një zgjidhje edhe për 500 metrat e mbetura, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në këtë tender, për shkak të mungesës së mjeteve.
Për realizimin e këtij projekti, me fjalë miradije janë shprehur edhe banorët e këtij fshati, duke u shprehur se janë të kënaqur, si me dinamikën ashtu edhe me cilësinë e kryerjes së punime. Bashkim Dauti, kryeplak i fshatit Xërxë, thotë se me asfaltimin e kësaj rruge, tek banorët e këtij lokaliteti është shtuar optimizmi për mbetjen në vatrat e tyre, pasi nga ky fshat, tashmë janë shpërngulur disa familje, pikërisht shkaku i infrastrukturës së dobët rrugore. “Meqenëse fshati ynë ka qenë më i godituri, sa i përket shpërnguljes, shpresojmë se asfaltimi i rrugës do të ndikojë që ai mos të zbrazet edhe më. Natyrisht se kjo rrugë e re do të këtë efekt pozitiv edhe në aspektet tjera të gjithëmbarshme për banorët e fshatit tonë”, ka thënë Dauti.
Në një prononcim për Radio Sharrin, kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, është zotuar se, me ndihmën e qeverisë qendrore, do t’ia dal mbanë që edhe këtë fshat ta lidh me botën, përmes rrugës së asfaltuar. “Në këtë projekt, kaq arritëm... Do t’ia dalim që t’i përfundojmë edhe këto 500 metra”, ka thënë Jenuzi.
Share