• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Çeska i rikthehet Rahovecit – Reagon AAK-ja!
qazimqeska_Radio_SHARRIRahovec - Kryetari Komunës së Rahovecit, Qazim Çeska, thuhet se është bërë pishman, 45 ditë pasi kishte dhënë dorëheqje nga posti i tij. Ai është ulur sërish në karrigen e të parit të Komunës së Rahovecit, pasi këtë komunë e vizitoi i pari i qeverisë, Hashim Thaçi.
Këtë pauzë të detyrës, ai tha se e kishte bërë për shkak të gjendjes shëndetësore, por që është rikthyer në vendin e punës, pasi tashmë ndihet më mirë.
Çeska është rikthyer në detyrë, pikërisht në ditën e fundit të afatit, kur, sipas Kushtetutës, presidenti i shtetit është dashur të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme në këtë komunë.
Kryeministri Thaçi, pas një takimi që zhvilloi të hënën me Çeskën, tha se do të vazhdojnë punët e nisura më herët me kryetarin e kësaj komune. “Kisha kënaqësinë që të vizitoj Komunën e Rahovecit dhe ta takoj kryetarin, Qazim Çeska. Pushimi i imponuar për kryetarin Çeska, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, tashmë është tejkaluar. Prandaj, unë i falënderoj qytetarët e Rahovecit për mbështetjen e plotë që i kanë dhënë kryetarit Çeska. Kjo mbështetje i ka dhënë atij edhe energji dhe fuqi për të ardhmen, për të punuar dhe për të qenë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë ndër të tjerash kryeministri Thaçi.
 
AAK: Kryeministri e shkeli Kushtetutën!
 
Duke qenë në dijeni për ndërhyrjen e kryeministrit të Republikës, lidhur me rikthimin në postin e tij të kryetarit të Komunës së Rahovecit, Qazim Çeska, i menjëhershëm ka qenë reagimi i AAK-së, për të cilën thuhet se, më shumë se cilado parti tjetër, i ishte gëzuar dorëheqjes së Çeskës, duke e konsideruar këtë hap të tij, si shans i mirë për ta marrë në qeverisje këtë komunë. Përmes një komunikate për media, AAK-ja e ka konsideruar ndërhyrjen e kryeministrit në këtë çështje, si veprim të kundërligjshëm dhe antikushtetues. “Tentimi për parandalimin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, është cenim i drejtpërdrejt i ligjit dhe demokracisë. Pohimin tonë e bazojmë në faktin se ish- kryetari i Rahovecit, Qazim Çeska, përmes deklarimit të vullnetit të lirë, respektivisht përmes aktit të dorëheqjes së parevokueshme të datës 01.07.2010, të rikonfirmuar edhe përmes shkresës së dytë të datës 16.07.2010, dërguar MAPL-së, ka bërë përfundimin e parakohshëm të  mandatit të tij, konform dispozitave të Nenit 56.3 pika (c) të ligjit nr. 03/L-040 mbi Vetëqeverisjen Lokale në Kosovë. Akti i dorëheqjes së z. Çeska, brenda afatit ligjor të paraparë përmes dispozitave të Nenit 3.2 të Udhëzimit Administrativ mbi Procedurën e Përfundimit të Mandatit të Kryetarit të komunës, i është dorëzuar MAPL-së për procedim të mëtutjeshëm. Në të njëjtën kohë, MAPL, respektivisht ministri, Sadri Ferati, përmes shkresës së datës 16.07.2010 ka njoftuar Presidentin e Republikës së Kosovës për dorëheqjen e z. Çeska nga pozicioni i kryetarit të Rahovecit dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të ri të kësaj komune, ashtu siç parashihet me dispozitat e Ligjit Nr.03/L-040 mbi Vetëqeverisjen Lokale dhe Ligjin Nr.03/L-0752 mbi Zgjedhjet Lokale në Kosovë.
Presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, bazuar në mandatin kushtetues dhe në përputhje me dispozitat e Nenit 4.4 të Ligjit Nr.03/L-0752 mbi Zgjedhjet Lokale në Kosovë, është i obliguar që brenda afatit më të shkurtër kohorë të bëjë shpalljen e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kryetar të Komunës së Rahovecit. Prandaj, duke qenë se kryeministri i Republikës së Kosovës, bazuar në Nenin 94 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka të përcaktuara qartë kompetencat dhe përgjegjësitë e tij, konsiderojmë se ndërhyrja e tij në këtë proces shkakton shkelje të rëndë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjeve të apostrofuara më lartë”, thuhet në reagimin e AAK-së.
Share