• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Mjedra – shpresëdhënëse për Dragashin!
e Enjte, 19 Gusht 2010 18:41

mjedra_Radio_SHARRIDragash, 19 gusht 2010 - Ka disa ditë që në komunën e Dragashit ka filluar vjelja e mjedrave, e cila vitet e fundit, gjithnjë e më tepër po i josh fshatarët e kësaj ane. Disa nga ta, kultivimin e kësaj bime industriale dhe mjekuese, e konsiderojnë si një veprimtari tejet fitimprurëse. Madje, ata thonë se këtë vit mjedrat kanë qenë mjaft cilësore dhe se çmimi i tyre është goxha i leverdishëm.
Bekim Vehapi, nga fshati Shajne e Opojës, i cili gjatë vitit të kaluar e kishte mbjellë mjedrën në një sipërfaqe rreth 40 ari, vetëm si provë, thotë se gjatë dy muajve të fundit të këtij viti, ka grumbulluar një sasi të konsiderueshme frutash, e që nga përfitimi i tyre janë ndarë të kënaqur e gjithë familja. “Meqenëse është viti i dytë i mbjelljes së mjedrave, të cilat ende janë në fazën e zhvillimit, jemi të kënaqur me produktin. Marrë parasysh këtë leverdi, gjatë kësaj vjeshte do ta shtojmë sipërfaqen me këtë bimë”, thotë Bekimi.
I kënaqur është shprehur edhe Misin Domuzeti, nga fshati Pllajnik, i cili thotë se ka rreth dyzet vjet që merret me pemëtari, por që me asnjë produkt tjetër nuk ka parë leverdi, sa ky i mjedrave. “Këtë vit kam mbjellë, me tepër se 30 ari, sa për të provuar, nëse ka leverdi. Por, me përfitimet e gjertanishme, mund të them se ia vlen të merresh vetëm me to”, thotë Misini.
Mjedra, një shkurre kjo, e cila rritet deri në një metër lartësi, me kërcell me gjemba të hollë, dhuron ca kokrra të kuqe, të ëmbla dhe me një aromë të këndshme, të ngjashme me manaferrën. Fryti i kësaj shkurreje, në mjekësinë popullore përdorët për shpëlarjen e gojës. Ndërkaq, në mjekësinë moderne, mjedra përdoret edhe për prodhimin e shurupit, i cili parandalon temperaturat e larta dhe infeksionet.
Nuridin Bajrami, pronar i firmës “Hit-Flores” në Dragash, thotë se, në bashkëpunim me firmën zvicerane “Intercooperation”, së voni ka filluar kultivimin e kësaj bime, që kur ekspertët zviceran identifikuan terrenin e kësaj komune, si tejet të përshtatshëm për këtë veprimtari bujqësore. “Me ndihmën e ekspertëve nga Zvicra, ne filluam kultivimin e mjedrës për herë të parë. Fillimisht, në vjeshtë mbollëm rreth 30 hektarë, ku rezultatet dëshmuan se ia vlenë të vazhdohet me këtë veprimtari. Prandaj, edhe 30 hektarë të tjerë mbollëm në pranverën e këtij viti”, thotë Bajrami, firma e të cilit është bërë lider i grumbullimit të bimëve mjekuese në këtë rajon. Ai thotë se, gjatë këtyre ditëve, është intensifikuar me të madhe grumbullimi i mjedrës, nga ana e kultivuesve individualë “Deri më tani, kemi paketuar disa mijëra kilogramë. Nga ekspertë të ndryshëm, të cilët i kanë vizituar disa lokacione, si në trevën e Opojës, ashtu edhe në atë të Gorës, na është preferuar që të vazhdohet me këtë veprimtari, sepse klima e kësaj treve, rezultojnë tejet e përshtatshme për kultivimin e kësaj bime shumëvjeçare, e cila jep rendimente mjaft fitimprurëse”, thotë për Radio Sharrin, pronari i firmës “Hit-Flores” në Dragash, Nuridin Bajrami.



Share