• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Karla del Ponte - nën hetime!
e Premte, 20 Gusht 2010 00:33
carla_Radio_SHARRIHagë - Ish-kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Karla del Ponte, gruaja që dërgoi pas grilave të burgut disa nga drejtuesit e luftërave në Ballkan, do të hetohet rreth akuzave, se ka lejuar frikësimin dhe dhënien e ryshfeteve për dëshmitarët, si dhe shkatërrimin apo dëmtimin e provave.
Gjyqtarët e Kombeve të Bashkuara në Tribunalin për ish-Jugosllavinë, kanë urdhëruar hetime të pavarura ndaj praktikave të Del Pontes dhe dy prokurorëve kyç, Hidelgard Ultz Retzlaff dhe Daniel Saxon, të cilët ende vazhdojnë të jenë pjesë e këtij sistemi.
Hetimi ka filluar, pas ankesave të dëshmitarëve, se janë kërcënuar, paguar, keqtrajtuar dhe se provat e tyre janë dëmtuar.
Kjo është hera e parë, në 17 vitet e kësaj gjykate, ku prokurorët kryesorë përballen me akuza për mosrespektim të rregullave të Gjykatës.
Gjatë tetë viteve të saj, si kryeprokurore, Del Ponte, e cila shërben aktualisht si ambasadore e Zvicrës në Argjentinë, njihet si një figurë luftarake, por edhe shumë kundërthënëse. Ajo u largua nga detyra, në vitin 2007. Akuzat kundër saj lidhen me shqetësimet rreth praktikave të përdorura nga ekipi i hetuesve të saj, në procesin e Vojislav Sheshelit, një prej drejtuesve më famëkeq të luftërave në ish-Jugosllavi. “Disa nga dëshmitarët kanë folur për presion dhe kërcënime të bëra nga hetuesit e prokurorisë. Prokuroria ka marrë dëshmi në mënyrë të paligjshme, përmes kërcënimeve, apo blerjes së dëshmitarëve”, thuhet në një deklaratë, nga gjyqtari i rastit të Sheshelit”.
Një dëshmitar serb tha se i është ofruar një punë e paguar mirë në Shtetet e Bashkuara, nëse ai do të dëshmonte në favor të Prokurorisë. “Deklarata flet për pagjumësi të detyruar, gjatë marrjes në pyetje, presion psikologjik dhe, në një fazë, edhe për shantazh, kërcënime dhe pagesa të paligjshme”.
Një hetues i pavarur, që besohet të jetë gjykatës francez, do të raportojë rreth akuzave për gjashtë muaj. Prokuroria në Hagë i ka hedhur poshtë akuzat, por ka premtuar se do të bashkëpunojë. “Besojmë se ekipi ynë e ka bërë punën në mënyrë profesionale dhe sipas rregullave”, tha Frederik Suinen, këshilltar i posaçëm i Serzh Bramerz, kryeprokurorit aktual, që zëvendësoi Del Ponten.
Gjyqtar Zhan Klod Antoneti, i cili ka urdhëruar hetimin e Del Pontes, e njëherësh drejton gjykimin e Sheshelit, tha se Gjykata i ka marrë shumë seriozisht akuzat dhe hodhi poshtë mundësinë, se mund të ketë cenim të të drejtave të të akuzuarit.
Share