• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Shqipëria ndër vendet më të mira në botë!
e Premte, 20 Gusht 2010 01:17
tirana_Radio_SHARRINju Jork - Shqipëria renditet në mesin e 100 vendeve më të mira në botë, në klasifikimin që ka bërë revista e përjavshme amerikane “Newsweek”. Klasifikimi është bërë mbi pesë kritere, ndër të cilët niveli i edukimit, shëndetësisë, cilësia e jetës, dinamizmi ekonomik dhe ambienti politik.
Në renditjen e përgjithshme të klasifikimit: "Vendet më të Mira të Botës", për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria renditet në vendin e 57-të, me 62.56 pikë, në renditjen e 200 vendeve të testuara. Sipas revistës amerikane “Newsweek”, e cila botohet në më shumë se 50 gjuhë të botës, Shqipëria në edukim renditet në vendin e 50-të, me 81.02 pikë, në shëndetësi e 52-ta, me 71.02 pikë, për cilësinë e jetesës renditet e 53-ta, me 67.92 pikë, për dinamizmin ekonomik klasifikohet në vendin e 81-të, me 34.09 pikë dhe për mjedisin politik renditet në vendin e 56-të, me 58.7 pikë. Revista shkruan se sot në Shqipëri, gati 99 për qind e banorëve janë të arsimuar.
Pavarësisht se Shqipëria ka qenë një nga vendet më të varfra të botës, mosha mesatare e jetës ka shkuar në 78 vjeç për burrat dhe 81 për gratë. Nga më të lartat në botë, sipas një statistike serioze, jetëgjatësia e gjermanëve është 79 vjeç.
Ndër shtetet e Ballkanit Perëndimor, përpara Shqipërisë renditet vetëm Kroacia, në vendin e 26-të. Ndërkaq Maqedonia, Kosova, Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi janë jashtë listës së 100 vendeve më të mira në botë.
Shteti më i mirë, duke u bazuar në një mesatare të pesë kritereve në fjalë, sipas revistës është vlerësuar Finlanda, e cila pasohet nga Zvicra, Suedia, Australia, Luksemburgu, Norvegjia, Kanadaja. Ndërkaq, SHBA-të janë renditur në vendin e 11-të, e pasuar nga Gjermania. Shtetet e fundit të kësaj liste janë Kameruni, Nigeria dhe Burkina Faso.
Share