• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dragashi bëhet edhe më një borëpastrues!
borepastruesi_Radio_SHARRIDragash - Përgjegjësit nga Drejtoria komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim në Dragash, kanë bërë të ditur se janë pajisur edhe me një kamion shtesë për pastrimin e borës, duke u zotuar kështu se ky dimër do të jetë më i lehtë për banorët e fshatrave të thella të kësaj komune, sa i përket pastrimit të rrugëve nga bora. Tafil Krasniqi, drejtor i këtij dikasteri komunal tha se gjatë dimrit të ardhshëm, me këtë kamion shtesë, do të lehtësohet dukshëm puna rreth pastrimit të rrugëve nga bora “Kjo është bërë e mundur, falë një donacioni të USAID-it dhe UNDP-së, si dhe me mjetet nga buxheti i Komunës. “Me 15 mijë dollarë të USAID-it, 10 mijë euro të UNDP-së dhe po aq nga buxheti i Komunës, kemi siguruar këtë borëpastrues, i cili do të na ndihmojë mjaft në pastrimin e rrugëve”, ka thënë Krasniqi.
Drejtori i Administratës komunale dhe Personelit, Avni Nebiu, duke e falënderuar USAID-in dhe UNDP-në, jo vetëm për sigurimin e mjeteve për blerjen e këtij borëpastruesi, por edhe për gjithë atë që kanë bërë këto organizata në komunën e Dragashit gjatë viteve të kaluara, tha se përpjekjet nuk do të rreshtin që secili vendbanim ta ndjej kujdesin që bën për ta, si qeveria lokale, ashtu edhe ajo qendrore. “Së fundi, me sigurimin e këtij borëpastruesi, shpresojmë se do të bëhet me kohë pastrimi i rrugëve lokale, në 36 fshatrat që gravitojnë në komunën tonë. E dimë se viteve të kaluara, kjo punë është bërë me mjaftë vështirësi, duke pasur parasysh konfiguracionin e papërshtatshëm malor, reshjet e mëdha të borës, si dhe mungesës së mjeteve për pastrimin e saj”, ka thënë Nebiu, i bindur se në dimrin e ardhshëm, gjendja në rrugët lokale të Dragashit do të jetë më e mirë.
Ndryshe, rrugët regjionale në këtë komunë, sikurse në tërë rajonin e Prizrenit, sipas konstatimeve të vetë drejtuesve të automjeteve, asnjëherë nuk kanë qenë më të mirëmbajtura, se sa këto vitet e pasluftës. Madje, sipas shfrytëzuesve të këtyre rrugëve, vitet e fundit nuk mbahet në mend të jetë bllokuar nga bora, ndonjëra nga rrugët regjionale.
Qytetarët shpresojnë se një histori pozitive, tani e tutje do të përshkruhet edhe për rrugët lokale. Aq më tepër, kur të gjitha gati janë të asfaltuara.
Share