• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Milano vritet një shqiptar, plagoset i nipi!
e Hënë, 23 Gusht 2010 21:01
carabinieri_Radio_SHARRIMilano - Një shqiptar i vdekur dhe një tjetër i plagosur, është bilanci, pas një përleshje me thika, e cila ndodhi mbrëmë në një banesë, në lagjen “Bovisa” të Milanos, në Itali.
Policia italiane dyshon se viktimat, xhaxha e nip, kanë zhvilluar paraprakisht një debat me fqinjët e tyre, të cilët ishin emigrantë nga Amerika Jugore.
Emrat e shqiptarëve nuk bëhen ende të ditur, por mësohet se i vdekur ka mbetur një person me kombësi shqiptare, i moshës rreth 42 vjeçare, kurse në spital është dërguar me urgjencë, në gjendje të rëndë shëndetësore, një 22 vjeçar. Të dy shqiptarët, xhaxha e nip, ishin emigrantë dhe posedonin të gjitha dokumentet e rregullta për qëndrim në Itali.
Korrespondentja jonë në Itali, Anila Kadija, ka mësuar se shkak i kësaj përleshje ishte bërë një aheng i shfrenuar i disa amerikano-jugorëve, në banesën e tyre, ngjitur me banesën e bashkëkombësve tanë, tashmë viktima të rastit. Pas grindjes me fjalë, në këtë përleshje janë përdorë edhe thikat, nga të cilat mbetet i vdekur 42 vjeçari shqiptar dhe plagoset nipi i tij, 22 vjeçar.
Karabinierët italianë po hetojnë rreth kësaj ngjarje, e cila ka tronditur, jo vetëm lagjen, por edhe gjithë qytetin e Milanos. Gjatë natës së mbrëmshme karabinierët kanë marrë në pyetje një numër të konsiderueshëm dëshmitarësh, të cilët mund të kenë dijeni rreth ngjarjes.
Share