• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kryeziu: Opozita prizrenase, aksident fatal!
e Hënë, 23 Gusht 2010 22:02
nijazikryeziu_Radio_SHARRIPrizren - Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Nijazi Kryeziu, rikonfirmoi edhe njëherë se seanca e 8 korrikut e këtij organi legjislativ, sipas Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), është e bazuar në ligjin mbi vetëqeverisjen lokale dhe si e tillë është e pakontestueshme. Kryeziu tha se opozita prizrenase po vepron në suaza të pakënaqësive personale dhe jo për interesat e qytetarëve.
Gjatë konferencës së sotme për shtyp, kryesuesi i KK-së në Prizren, Nijazi Kryeziu, deklaratat e fundit të opozitës prizrenase, në të cilat përfshihen AAK, LDK dhe LDD, rreth keqqeverisjes, korrupsionit dhe mosfunksionimit të KK-së, i quajti të pabaza ndërkaq opozitën e quajti fatkeqësi për Prizrenin. “Opozita prizrenase e quajti KK-në me afat të skaduar, pasi që, sipas tyre, nuk është mbajtur asnjë seancë e Kuvendit. Por, një gjë duhet ta kenë të qartë opozitarët, se seanca e fundit, dhe shumë legjitime, është mbajtur në korrik të këtij viti, ku e dhanë betimin edhe dy këshilltarë të rinj, si dhe u morën shumë vendime, të cilat edhe janë realizuar”, tha Kryeziu, duke shtuar se në sallë ishin të pranishëm 21 këshilltarë, ndërkaq opozita e bojkotoi seancën.
Duke u bazuar në deklaratat e opozitës, në të cilën është quajtur aksident për Prizrenin udhëheqja e kryetarit, Ramadan Muja, Kryeziu tha se aksident mund të vlerësohet që Prizreni nuk ka opozitë si duhet, por ka njerëz që ngrenë zërin vetëm kur u preket interesi personal. “Është aksident i madh, madje fatal, që Prizreni ka një opozitë kaq të dobët, e cila nuk mendon më larg se sa interesat individuale. Kryetari Muja e ka fituar mandatin nga qytetarët e Prizrenit dhe dy nga udhëheqësit e opozitës, atë nga AAK-ja dhe LDD-ja, i ka pasur kundërkandidatë, por që nuk iu ofruan me përqindje të votave”, tha Kryeziu dhe shtoi se kjo është një dëshmi se kryetari Muja është duke e udhëhequr Prizrenin si duhet, dhe se qytetarët po i besojnë atij, bashkë me koalicionin qeverisës.
Kryesuesi i KK-së në Prizren, në fund të konferencës, tha se Kuvendi i Prizrenit është duke funksionuar, edhe përkundër bojkotit të qëllimshëm të opozitës, dhe se në javën që vjen do të mbahet seanca e radhës.
Share