• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
UNDP - Për ambient të shëndosh në Dragash!
lybevisht_Radio_SHARRIDragash - Në kuadër të 17 projekteve demonstruese, për të cilat po angazhohet Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), të dielën ka filluar projekti për pastrimin e deponisë së egër, në qendër të fshatit Lybevisht të Gorës, ku mbeturinat ishin grumbulluar për një dekadë rresht. Marrëveshja ndërmjet UNDP-së dhe komunitetit nga ky fshat, është realizuar pas shumë takimeve, me ç’rast UNDP-ja ka shprehur gatishmërinë që ta pastrojë këtë deponi, me kusht që më pas banorët ta rrethojnë këtë lokacion, për ta pamundësuar hedhjen e mëtejme të bërllokut. Njëkohësisht, banorët e këtij lokaliteti, e kanë si kusht që të futen në sistemin e përkujdesjes institucionale ndaj ambientit, me një pagesë mujore nga secila familje, ashtu siç veprohet edhe në fshatrat e trevës së Opojës.
Menaxherja e projektit, Maria Elena Zuniga, ka bërë të ditur se aksioni i pastrimit, të cilin po e financon UNDP-ja, është ndërmarrë, pas kërkesës së vetë banorëve të këtij fshati. “Ky është njëri prej 17 projekteve demonstruese, të cilat, me mjetet e Qeverisë finlandeze, sivjet i ka zbatuar UNDP-ja në komunën e Dragashit. Projekti ka rëndësi të posaçme, sepse siguron ambient të pastër dhe të shëndoshë për banorët e këtij fshati”, ka thënë Zuniga, duke shtuar se ky është fshati i parë i rajonit të Gorës, i cili, me angazhimin e komunitetit, UNDP-së dhe ndërmarrjes për menaxhimin e mbeturinave në Dragash, futet në sistemin e menaxhimit të rregullt të mbeturinave. Një gjë e tillë, tash e disa vjet është aplikuar në trevën e Opojës dhe gjithnjë po synohet që edhe treva e Gorës të inkorporohet në sistemin e ndërmarrjes komunale për pastrimin e mbeturinave “Higjiena” në Dragash.
Nga banorët e këtij lokaliteti goran, kërkohet që të paguajnë në të ardhmen shumën mujore, të cilën e ka përcaktuar ndërmarrja për lokacionet tjera të kësaj komune, ku përfshihet mbledhja dhe transporti i mbeturinave, deri në deponinë komunale. Kompania është zotuar se, një herë në javë, do ta dërgoj kamionin në këtë fshat për t’i mbledhur mbeturinat, të cilat edhe do t’i transportojë në deponinë qendrore të kësaj komune. Vetë menaxheri i ndërmarrjes, Sali Shala, ka thënë se do të angazhoj punëtorët, në secilin fshat, i cili është i gatshëm të paguaj për këtë shërbim.
Përfaqësuesi i fshatit Lybevisht, Islam Miftari, është shprehur i kënaqur që UNDP-ja ka ndërmarrë këtë aksion, duke i shmangur mbeturinat që ngulfatshin banorët, , tash e 10 vjet. Ai sqaron se, para gjysmë viti, me kërkesën e qytetarëve dhe insistimin e UNDP-së, ndërmarrja komunale e menaxhimit të të mbeturinave në Dragash, një herë në javë ka nisur grumbullimin e mbeturinave të fshatit. “Kemi qenë në hall të madh... Për 10 vjet jemi ballafaquar me kundërmimin e mbeturinave, sidomos gjatë muajve të verës”, thotë Miftari, duke sqaruar se, qysh para 6 muajve, kur është inicuar aksioni i pastrimit të mbeturinave, qytetarët janë zotuar që rregullisht do t’i paguajnë faturat për menaxhimin e tyre.
Menaxheri i ndërmarrjes “Higjiena”, Sali Shala, konfirmon se përgjegjësia e qytetarëve ndaj ndërmarrjes është në nivel të kënaqshëm. “Ne jemi të kënaqur me shkallën e pagesës së faturave, nga qytetarët e këtij fshati. Na vjen edhe më mirë që këta e kanë kuptuar përgjegjësinë ndaj kompanisë sonë, sepse ndryshe as ne nuk mund të merremi me menaxhimin e mbeturinave, po qe se qytetarët nuk paguajnë për shërbimet tona”, thotë Shala.
Nga ana tjetër, menaxherja e projektit të UNDP-së, Maria Elena Zuniga, është zotuar që në fazën e dytë të projektit, i cili pritet të nis në muajin shtator, në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Dragashit, kujdes i posaçëm do t’i kushtohet menaxhimit të mbeturinave, sidomos në trevën e Gorës, ku situata është gati alarmante. “Me futjen e këtij fshati në sistemin e ruajtjes së ambientit, shpresojmë që ky projekt do të realizohet edhe në të gjitha fshatrat tjera të Gorës, ngase është mëkat i madh që ky ambient, kaq i shëndosh, të ndotet pa mëshirë, ashtu siç po ndodhë tash e një dekadë”, ka thënë Maria Elena Zuniga, përgjegjëse e zyrës së UNDP-së, në Dragash.
Që nga paslufta, duke refuzuar që të paguajnë shërbimet për mbeturinat, qytetarët e trevës së Gorës nuk janë kyçur në këtë sistem, duke e ndotur kështu pa mëshirë ambientin e tyre, i cili nga shumëkush vlerësohet si ndër më të bukurit, jo vetëm në Kosovë, por dhe më gjerë.
Share