• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Boris Tadiq, i gatshëm të njoh Kosovën?
e Premte, 27 Gusht 2010 12:57
novilist_Radio_SHARRIZagreb - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, është i gatshëm të njoh pavarësinë e Kosovës, po u përmbushën tri parakushte. Gazeta kroate “Novi List”, e cila thirret në qarqe të afërta me diplomacinë serbe, shkruan se kërkesat e Tadiqit janë eksterritorialiteti i manastireve ortodokse sllave në Kosovë, statusi i veçantë për serbët në jug të Ibrit dhe njohja e status-quos në veri të Kosovës. Këto kushte, sipas kësaj gazete, janë relativisht të realizueshme, sepse “tempujt fetarë ortodoksë në Kosovë, qysh më 1999 janë nën mbrojtjen e forcave ndërkombëtare dhe në to nuk kanë qasje autoritetet e as popullsia lokale dhe vetëm këto ditë disa sosh, si Manastiri i Graçanicës, mbrohen nga Policia e Kosovës”.
Njëherësh, gazeta kroate shkruan se modeli i eksterritorialitetit është i provuar tashmë në Greqi, ku statusin e tërësisë së ndarë e gëzon mali Atos, një nga qendrat e klerikalizmit ortodoks, ku Hilandari është manastiri më i shenjtë i Kishës Ortodokse Serbe.
Ndërkaq, statusi i veçantë për serbët në jug të Ibrit, në një masë të mirë është i paraparë edhe me planin e Ahtisarit, në bazë të të cilit Kosova ka shpallur pavarësinë, por që Serbia nuk e njeh. Kushti i tretë i Tadiqit, sipas gazetës, është njohja e status-quo-s, por që kjo kërkesë mund të dalë si problemi më i rëndë. “Njohja faktike e status quo-s, do të mund të interpretohej si ndarje e Kosovës, meqë pjesa veriore tani praktikisht dhe territorialisht është e ndarë nga pjesa tjetër e vendit. Këtu nuk veprojnë institucionet e Kosovës, por ato serbe dhe shpesh nuk është e mundur të kalohet nga njëra në pjesën tjetër. Por, edhe ky problem, me një mençuri të mjaftueshme të Beogradit dhe Prishtinës, mund të zgjidhet”, citon gazeta “Novi List” një burim nga Beogradi.
Share