• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Zjarri rrezikon pyjet e Sharrit!
zjarri_Radio_SHARRIDragash - Sipërfaqe të mëdha shkurresh e kullosash, në bjeshkët e Sharrit, si dhe lëndina të tjera kudo në territorin e komunës së Dragashit, janë dëmtuar rëndë nga zjarret e kësaj vere. Kjo gjendje ka alarmuar edhe zyrtarët e Agjencionit Pyjor, të cilët vazhdimisht bëjnë apel që të kihet kujdes gjatë këtyre ditëve të nxehta verore. Naim Ramadani, zyrtar nga Agjencioni Pyjor i Kosovës për rajonin e Prizrenit, ka thënë se ditëve të fundit zjarret janë shtrirë edhe më shumë, e që frika për depërtimin e zjarrit edhe në pyje, shtohet dhe më shumë. “Kjo është një dukuri brengosëse, e cila po përsëritet për çdo vit. Pavarësisht se dikush mendon se janë lëndina dhe shkurre të pavlerë, zjarri po e dëmton florën dhe faunën e kësaj komune. Shërbimi ynë është vënë në gatishmëri të plotë për t’i lokalizuar zjarret, me qëllim ruajtjen e pyjeve cilësore, të cilat janë pasuri e madhe, jo vetëm për komunën e Dragashit, por edhe më gjerë”, ka thënë Ramadani.
Ndërkaq, Fahri Piraj, udhëheqës i Shërbimit Zjarrfikës në Dragash, thotë se zjarret kanë shkatërruar qindra hektarë shkurre dhe kullosa, por falë punëtorëve të këtij shërbimi, është arritur që të mos lejohet depërtimi i zjarreve, brenda sipërfaqeve pyjore. “Zjarret janë shfaqur para disa ditësh, por ditët e fundit janë përhapur edhe në disa lokacione përreth qytezës së Dragashit. Prandaj, Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Agjencioni Pyjor i Kosovës, njësia në Dragash, gjithnjë janë të mobilizuar dhe në gjendje gatishmërie”, tha Piraj.
Edhe drejtori komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, Tafil Krasniqi, thotë se zjarret po rrezikojnë pyjet e kësaj komune, por që autoritetet lokale janë vënë në gjendje gatishmërie, gjatë gjithë kohës. “Gjatë dy javëve të fundit, janë djegur sipërfaqe të mëdha shkurresh e kullosash. Ditë më parë, zjarret kanë përpirë me dhjetëra hektarë lëndina, duke filluar nga fshati Restelicë, për të vazhduar në Baçkë, Zlipotok, Rapçë dhe Kërstec, në trevën e Gorës, si dhe përreth disa fshatrave, në trevën e Opojës. Shërbimi i Zjarrfikësve, në koordinim me ata të Agjencionit pyjorë, të mbështetur edhe nga vetë qytetarët, deri më tani kanë arritur të pengojnë depërtimin e flakës, brenda sipërfaqeve pyjore. Por, nëse gjendja ashpërsohet, ne do të na duhej ndihma edhe nga qendra”, ka thënë Krasniqi, duke kërkuar edhe nga qytetarët që të jenë shumë të kujdesshëm gjatë këtyre ditëve të thata, ngase pasojat mund të jenë të pariparueshme. Sipas tij, zjarret që duket t’i ketë shkaktuar dora e njeriut, çdo ditë e më tepër po përhapen rreth vijës kufitare me Shqipërinë dhe Maqedoninë, gjë që e shton shkallën e rrezikshmërisë.
Share