• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në shkollat e Gorës vazhdohet me të vjetrën!
gjimnazi_Radio_SHARRIDragash - Rreth 6 mijë e 500 nxënës nga komuna e Dragashit, të përfshirë në 13 shkolla fillore dhe në gjimnazin “Ruzhdi Berisha”, të mërkurën e nisën vitin e ri shkollor, duke lënë prapa pushimin e gjatë verorë, për të cilin thonë se e kanë kaluar më mirë se vitet e kaluara, ku shumica prej tyre kanë shijuar edhe plazhet detare.
Zyrtarët komunalë të Arsimit kanë bërë të ditur se edhe ky vit shkollor ka nisur normalisht në të gjitha shkollat, me mësim në gjuhën shqipe. Por, në shkollat e trevës së Gorës, ndonëse mësimi ka filluar, ai vazhdon me avazin e vjetër, ku në shumicën e shkollave, procesi mësimor do të zhvillohet edhe këtë vit me plan-programe të Serbisë. Drejtori komunal i Arsimit, Hajri Ramadani, ka thënë se ky dikaster komunal i ka vizituar të gjitha vatrat e arsimit, me ç’rast është konstatuar se në të gjitha shkollat me mësim në gjuhën shqipe, procesi mësimor ka filluar normalisht, ndërkaq në ato të Gorës, as këtë fillimvit asgjë nuk ka ndryshuar. Edhe drejtori i shkollës “Fetah Sylejmani”, e vetmja nëntëvjeçare me mësim të përzier në komunën e Dragashit, Nazmi Ramadani, ka bërë të ditur se nxënësit e komunitetit goran, fare nuk janë paraqitur në shkollë. “Kam informata se edhe sivjet ata do t’i vijojnë mësimet në paralelet e ndara në Kukajan, Lybevisht, Leshtan dhe Radeshë”, ka thënë Ramadani.
Në gjimnazin “Ruzhdi Berisha”, mësimi në gjuhën shqipe ka filluar normalisht, por që numri i nxënësve goranë është tejet simbolik. Kjo, sepse, siç merret vesh nga burimet tona, pjesa dërmuese e këtij komuniteti, edhe këtë vit shkollor, mësimin e kanë nisur në gjimnazin paralel, në fshatin Mlikë të Gorës. Ky objekt, në të cilin mësimi zhvillohet me plan-programe dhe direktiva të Beogradit zyrtar, fare nuk i plotëson kushtet. Por, me që institucionet komunale dhe ato republikane, nuk i pengojnë, mësimdhënësit po e shfrytëzojnë këtë “leje në heshtje”, për t’i mbrojtur pagat që marrin nga qeveria serbe, e që janë dukshëm më të larta se ato që ndan qeveria e Kosovës.
Sido që të jetë, nga nxënësit shqiptarë dëgjohen fjalë gëzimi që filloi viti i ri shkollorë, ndërsa ata goranë, rrudhin supet dhe nuk përgjigjen, kur i pyet për ndjenjën e kësaj dite të parë të shkollës. “Sot po e nis një rrugë, të cilën se kam kaluar për tre muaj rresht. Po shkoj në objektin që kaq muaj nuk isha, ku detyrimisht do të shfletoj më shumë libra. Do iu them mirëmëngjesi, atyre që mundohen të na mësojnë sa më shumë. Tashmë po e nis vitin e 12-të dhe shpresoj se do ta rifreskoj trurin nga ditët boshe që kalova, kur kohën më të madhe e kaloja me nervozë, sepse më mungonte shkolla, nga e cila për çdo orë përfitoj dituri të re. Prandaj, këtë ditë po e shënoj edhe në ditarin tim të jetës”, thotë një nxënëse e entuziazmuar, në sytë e së cilës dukej qartë gëzimi.
Mjerisht, një shprehje e tillë mungonte tek nxënësit e Gorës, shumica e të cilëve e kanë kuptuar se po shfrytëzohen për interesa të mësimdhënësve të tyre, por ndihen të pafuqishëm të ndërmarrin diç, për ta ndërprerë këtë avaz që po zgjat, tash e një dekadë. “Nuk kemi se ç’të bëjmë... Shteti do të duhej ta rregullonte këtë anomali”, thotë një prind goran, i cili ndjente keqardhje për dy fëmijët e vet që, sipas tij, po humbin në kohë.
Share