• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Bimët, burim ekonomik për Dragashin!
bjeshka_Radio_SHARRIDragash - Edhe në këtë fillim shtator, në bjeshkët e Sharrit, shumë banorë, moshash e gjinish të ndryshme, për të siguruar mbijetesën ngjiten majave të bjeshkëve për të grumbulluar boronica, kokrra dëllinje, bimë mjekuese e fruta tjera të egra malore, të cilat ua mundësojnë sadopak zbutjen e varfërisë. Ata bëjnë të ditur se vjelja e këtyre frutave ka filluar në pranverën e hershme për t’u intensifikuar më pas në pjesën e dytë të korrikut dhe gjatë muajit gusht e shtator, me boronica dhe bimë të ndryshme mjekuese, ndërsa këto ditë me të madhe janë duke u grumbulluar kokrrat e dëllinjave, të cilat dorëzohen në disa pika grumbulluese të Sharrit e më gjerë. Xhelaidin Sejrani, banor i fshatit Krushe, shprehet se këto ditë me dhjetëra banorë këndej e andej kufirit me Shqipërinë, zbresin deri në Krushevë për të dorëzuar produktet e grumbulluara. "Nga kontaktet që kam me qytetarët, të cilët janë duke u marrë me këtë veprimtari, kam mësuar se ka familje, të cilat vetëm nga shitja e boronicave kanë fituar nga 200 deri në 300 euro në ditë, po edhe nga dëllinjat shprehen se kanë përfitime, ndonëse çmimi i tyre nuk është edhe aq i leverdishëm", ka thënë Sejrani.
Edhe Gazi Dauti, pronar i një lokali në Krushevë, thotë se këtë vit, ndoshta nga shtimi i shkallës së varfërisë, numri i qytetarëve që po merren me grumbullimin e frutave të egra, ka qenë më i madh. Disa, që grumbullimit të këtyre frutave i janë përkushtuar familjarisht, thonë se kanë siguruar rezervat ushqimore për këtë dimër. "Rreth një muaj, bashkë me familjen, kam mbledhur dhe shitur deri në 100 kilogram boronica në ditë. Kur kjo të shumëzohet për një euro, nuk është pak. Por, kemi mjaft vështirësi me rrugëtimin", thotë Eldini, një banor i Lybevishtit.
Ndërkaq, banorë të fshatrave Radeshë, në Gorë dhe Pllajnik, në Opojë, fshatra këto që shtrihen fare pranë bjeshkëve, pasi nënvizojnë se edhe ata kanë qenë mjaft aktivë, kërkojnë përkujdesje më të madhe institucionale. "Meqenëse po duket se qeveria lokale nuk po ka mundësi që të na ndihmojë ndryshe, është mirë që së paku t’i riparojë disa rrugë deri në afërsi të bjeshkëve, të cilat do të na lehtësonin punën, ne dhe blegtorëve të shumtë të kësaj ane", thekson Ruzhdiu, një banor i fshatit Pllajnik.
Pronari i firmës "Hit-flores", Nuridin Bajrami, i cili bën grumbullimin e këtyre frutave, shprehet i kënaqur, si me përfitimet nga kjo punë ashtu edhe me shërbimet që është duke ua ofruar qytetarëve. Bajrami thekson se firma e tij ka siguruar tregun për plasimin e këtyre frutave, pavarësisht nga sasia e grumbullimit. "Po të bëhej kjo punë në mënyrë edhe më të organizuar, malësorët e kësaj ane do të përfitonin qindra mijëra euro, gjë që për këtë komunë, ku papunësia ka arritur shkallën shqetësuese, do të ishte një shtytje e madhe drejtë ngritjes ekonomike", shprehet Bajrami, duke thënë se këtë vit, vetëm firma e tij ka grumbulluar rreth 150 tonë boronica, ndërsa për kokrrat e dëllinjave ende nuk ka të dhëna, ngase grumbullimi ende vazhdon. "Pos 150 tonëve të grumbulluar nga firma jonë, edhe më tepër se 200 tonë boronica i kanë grumbulluar disa firma nga rajoni dhe, kur këtyre i shtohen edhe aguliçet, luleshtogu, barbleta, luleshurdha dhe llojet e ndryshëm të çajit, të cilat janë grumbulluar gjatë pranverës, mund të thuhet se qytetarët kanë përfituar mjaftë", konkludon Bajrami.
Edhe Rafi Kalanderi, nga fshati Kosavë, në Opojë, i cili jo vetëm që ka bërë grumbullimin, por është marrë edhe me tharjen e boronicave, thotë se leverdia ka qenë mjaftë e madhe. "Natyrisht që leverdia është e madhe, nëse përkushtohesh me seriozitet në punë. Sidomos këtë stinë, e cila ka qenë tejet e bereqetshme", thotë Kalanderi.
Sikurse Nuridin Bajrami, ashtu edhe Rafi Kalanderi, porosisin që kjo veprimtari të ketë vëmendjen e pushtetit, apo edhe të shoqatave të ndryshme, qoftë me subvencione, qoftë me forma të tjera, duke e shndërruar këtë pasuri natyrore në njërën nga shtyllat e zhvillimit ekonomik në këtë komunë.
Share