• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Bellobradi me 12 rezervuarë, pa ujë!
bellobradBellobrad - Banorët e Bellobradit, edhe në këto ditë tetori, vazhdojnë të përballen me problemin e mungesës së ujit të pijshëm. Sipas tyre, të gjitha investimet e gjertanishme, të bëra me vetëfinancim, si dhe me mjete të shoqatave të ndryshme humanitare dhe të Komunës, janë shpenzuar kot, ngase ende nuk është gjetur një zgjidhje e dëshirueshme. Muharrem Qafleshi, banor i Bellobradit, pasi ka nënvizuar se ata edhe më tej vazhdojnë të përballen me mungesën e ujit, ka shtuar se gjithnjë ka munguar vullneti i fshatrave të tjera të Opojës, që të lejojnë shfrytëzimin e burimeve natyrore të ujit, por edhe i strukturave udhëheqëse lokale që ta rregullojnë këtë çështje në mënyrë institucionale. “Po të ishte bërë një angazhim më i përkushtuar i autoriteteve të gjertanishme lokale, si dhe të ekzistonte gatishmëria e disa fshatrave në afërsi, problemi që moti do të ishte zgjidhur”, ka thënë Qafleshi.
Se ky problem është mjaft i mprehtë, ka pranuar edhe Hafiz Rifaj, kryeplak fshati. Ai ka bërë të ditur se ankesat e banorëve të këtij lokaliteti, nuk janë të sotme, por gjatë gjithë viteve të pasluftës. Mirëpo, edhe përkundër kësaj, ato ankesa vazhdojnë të neglizhohen. “Kam frikë se mungesa e ujit mund të përhap ndonjë epidemi, e cila do të ishte me pasoja të rënda për jetën e banorëve”, ka thënë Rifaj. Sipas tij, krejt ajo që është ndihmuar ky fshat, nga pas lufta e këndej, janë 5500 euro të CIMIC-ut gjerman dhe Komunës, mjete këto me të cilat ishte bërë një zgjidhje e përkohshme për vetëm një lagje të këtij fshati, por e tëra kjo është shumë pak në krahasim me kërkesat.
Përkitazi me këtë çështje, kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, ka thënë se , jo vetëm Bellobradi, por edhe fshatrat Brrut, Zgatar, Kapre dhe disa të tjera në trevën e Opojës, si dhe katër fshatra në trevën e Gorës, kanë probleme me ujin e pijshëm, për zgjidhjen e të cilit duhet kohë dhe mjete. “Ne i kemi parasysh këto fakte dhe shumë të tjera që nuk janë thënë. Për këtë, ka më tepër se dy vjet që jemi në kontakt me banorët e disa fshatrave tjera, për të gjetur ndonjë zgjidhje, por ka munguar dhe vazhdon të mungojë vullneti i mirë. Andaj, nga pozicioni i mjeteve për investime kapitale, për vitin e ardhshëm, kemi ndarë 300 mijë euro, me të cilat do të fillohet ndërtimi i një impianti të ri, në afërsi të qytezës së Dragashit, i cili pos që do të furnizonte banorët e qytezës, do të këtë ujë të mjaftueshëm edhe për këto fshatra”, ka premtuar Jenuzi.
Share