• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
KDI-ja interesohet për ambientin e Dragashit
kdiDragash - Në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), me qëllim mbrojtjen e ambientit në komunën e Dragashit, të mërkurën është debatuar rreth hartimit të një rregulloreje, e cila do të përcaktonte format më adekuate për zgjidhjen e problemit të ndotjes së ambientit në këto anë, e sidomos rajonin e Gorës. Në tryezën e rrumbullakët, ku morën pjesë shumë struktura qeveritare dhe joqeveritare, u konstatua se në këtë komunë gjendja nuk është aspak e mirë, prandaj u kërkua një qasje më serioze në këtë drejtim. Ramadan Klisurica, përfaqësues i KDI-së, vlerësoi se zonat rurale janë të rrezikuara nga ndotja e ambientit. “E tëra kjo, për shkak të mungesës së një rregulloreje”, tha Klisurica. Ndërkaq, Lulzim Rifaj, kryesues i Kuvendit komunal të Dragashit, tha se institucioni që drejton ai është i gatshëm të miratoj një rregullore për mbrojtjen e ambientit dhe përcaktimin e ndëshkimeve për ndotësit e tij. “Por, një kërkesë e tillë duhet të na arrij nga drejtoria përkatëse, e cila edhe do ta përpilonte një draft-rregullore”, tha Rifaj.
Ymer Ademi, këshilltar i KK-së, tha se ky problem është anashkaluar nga administrata lokale, përkundër faktit që qytetarët shpesh i kanë identifikuar ndotësit e ambientit. Ndërkaq, Sali Shala, drejtor i degës së ndërmarrjes “Eko-Regjioni” në Dragash, është ankuar se mungesa e mjeteve materiale, e pamundëson kompaninë që drejton ai, për tu angazhuar më shumë rreth pastrimit të ambientit. Mirëpo, me konstatimin e Shalës nuk është pajtuar Bashkim Susuri, përfaqësues i UNDP-së. Ai hodhi poshtë konstatimet se qytetarët nga treva e Gorës nuk po kyçen në sistemin e ndërmarrjes “Eko-Regjioni”, për shkaqe politike. “Pas angazhimeve të UNDP-së, në fshatin Lybevisht të Gorës, ky problem është zgjidhur. Kjo praktikë duhet të vazhdohet edhe në fshatrat tjera të Gorës, sepse nesër mund të bëhet vonë", ka thënë Susuri.
Pasi i ka dëgjuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim, përfaqësuesi i KDI-së, Ramadan Klisurica ka premtuar se organizata e tyre do të hartojë një draft-Rregullore, me të cilën do të planifikoheshin format e mbrojtjes së ambientit, e që më pas do t’i dërgohet KK-së për miratim.
Share