• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
UNDP synon zhvillimin ekonomik të Dragashit!
undp_projektiPrevallë - Parku Nacional “Malet e Sharrit” synon shtrirjen edhe në territorin e komunës së Dragashit, pasi vlerësohet se kufiri i mëhershëm nuk ishte bërë sipas kritereve të pasurive natyrore që ofron kjo komunë, por ishte një kufizim politik, duke e anashkaluar faktin se një pjesë e madhe e kësaj komune është territor që ka vlera të çmueshme dhe pasuri të mëdha natyrore.
Për këtë qëllim, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Komuna e Dragashit, të mërkurën dhe të enjten organizojnë në Prevallë të Prizrenit një konferencë me temën; “Qeverisja Pjesëmarrëse për Zhvillim të Qëndrueshëm në Dragash”. Në këtë konferencë po jepet mundësia për të diskutuar, në lidhje me sfidat kryesore zhvillimore, si dhe për përzgjedhjet e potencialeve, përmes zhvillimit të qëndrueshëm dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Në konferencë po marrin pjesë përfaqësues nga qeveria republikane dhe ajo lokale, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme lokale, të cilët po bashkëpunojnë ngushtë me UNDP-në, në projektin madhor të kësaj të fundit për zhvillim të qëndrueshëm të komunës së Dragashit.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, falënderoi UNDP-në për punën e saj të gjertanishme, ndërkohë që ofroi mbështetje edhe për periudhën e ardhshme, gjatë së cilës UNDP-ja ka planifikuar ta realizoj projektin e saj.
Ndërkaq, nënkryetari i Komunës së Dragashit, nga radhët e komuniteteve pakicë, Çasip Kushi, në mënyrë kronologjike ka shpalosur pasuritë që i ofron natyra kësaj komune, por që nevojitet shfrytëzimi i tyre për zhvillim ekonomik. Ai madje ftoi secilën organizatë, që ka mundësi të investoj në këtë trevë, ta bëj atë pikërisht në këtë drejtim.
Një problem tjetër, në ditën e parë të konferencës, e cila organizohet si pjesë e projektit “Art Gold” të UNDP-së, e paraqiti zyrtarja komunale për Barazi Gjinore në Dragash, Lindita Piraj. Ajo tha se në këtë komunë ekziston një diferencë e madhe në përqindje, midis gjinish, kur bëhet fjalë për inkuadrim në shoqëri dhe në pozita vendimmarrëse. “Gjendja në këtë drejtim është tejet e rëndë dhe se edhe në të ardhmen e afërt pritet ky ritëm, sidomos kur është në pyetje përpjesëtimi i femrës së kyçur në shoqëri, në krahasim me mashkullin”, ka thënë Piraj. Menjëherë ka reaguar kryesuesi i Kuvendit komunal të Dragashit, Lulzim Rifaj, i cili fajin e mospërfshirjes së femrës në strukturat vendimmarrëse e hodhi tek vetë femrat, duke thënë se strukturat komunale e kanë dëshmuar këtë fakt, kur disa herë hapin konkurse, enkas për femra, por që mungon paraqitja e tyre. “Ne nuk mund t’i sjellim me dhunë ato që t’i bëjmë udhëheqëse në sektorë të ndryshëm, kur mungon interesimi i tyre”, tha Rifaj.
Gjatë kohës së debatit, nga të pranishmit u dhanë ide dhe sugjerime të ndryshme, të cilat do të qonin drejtë zhvillimit ekonomik. Por, pati edhe debutues, të cilët dhanë pasqyrë të qartë të mungesës së gjërave elementare nëpër vendbanime, të cilat ndikojnë në migrimin e popullsisë nga këto anë.
Projekti i UNDP-së “Art-Gold”, nën mbështetjen financiare të qeverisë finlandeze, sipas zyrtarëve të kësaj organizate, ka për qëllim lehtësimin e bashkëpunimit të decentralizuar ndërkombëtar dhe bashkëpunimin ndërkomunal, për zhvillim lokal të komunave kosovare. “Projekti është i dizajnuar të promovoj partneritet të shumëanshëm ndërmjet qyteteve, komunave dhe rajoneve evropiane dhe më gjerë, me ato kosovare. Njëkohësisht, projekti ka si qellim thithjen e burimeve teknike dhe financiare, për ta mbështetur zhvillimin socio-ekonomik dhe përmirësimin e jetës së qytetarit në Kosovë, veçanërisht në Dragash”, tha për radio Sharrin, menaxherja e projektit të UNDP-së për zhvillim të qëndrueshëm të Dragashit, Maria Elena Zuniga.
Kjo konferencë do të vazhdoj edhe të enjten, ku do të bëhen vizita nëpër lokalitetet e komunës së Dragashit, për tu njohur më afër me nevojat që paraqiten në terren, për të cilat vlerësohet se do të ndikonin në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
Share