• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Beqir BEQAJ - drejtor i Përgjithshëm
• Karrierën në gazetari e ka filluar, menjëherë pas luftës së vitit 1999, duke bashkëpunuar, fillimisht me disa nga gazetat e përditshme të Kosovës, për tu avancuar më pas, si redaktor, në njërën prej tyre në Prishtinë.
• Në vitin 2003 kthehet në Dragash, për ta udhëhequr programin e mëngjesit në Radio SHARRI, e më vonë bëhet redaktor i programit shqip.
• Postin e drejtorit e merr në vitin 2008, pas ndryshimeve më të fundit kadrovike.
Fexhri LATIFI - përgjegjës Teknik
• Karrierën, si teknik i radios, e ka filluar spontanisht në një radio lokale në Beograd, ku edhe fillon ta pëlqej këtë profesion.
• Në vitin 1999, kthehet në vendlindje, ku edhe vazhdon ushtrimin e këtij profesioni, krahas atij fetar, për të cilin ishte shkolluar paraprakisht.
• Postin e përgjegjësit teknik në Radio SHARRI, e merr në vitin 2008, pas ristrukturimit më të fundit në radio, duke u përkushtuar në avancimin dhe mirëmbajtjen e teknologjisë së radios.
Miran EMINI - korrespodent - Vjenë
Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa • Shkollën fillore e kryen në fshatin e lindjes, Bresanë, për të vazhduar shkollimin e mesëm në Vjenë. Vazhdon të shkollohet në kryeqytetin austriak, ndërkohë që punon si analist financiar në një ndërmarrje të atjeshme.
• Prej vitit 2013, lidh bashkëpunim me Radio SHARRI-n, duke u angazhuar në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me këtë shtet, ku më së shumti ka mërgimtarë nga treva e Opojës dhe jo vetëm.
Anila KADIJA - korrespodente - Itali
• Ka diplomuar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë, dega Letërsi dhe Gjuhë. Pas specializimit në gazetari, bashkëpunon me mediat e Shqipërisë, si korrespodente nga Italia, si dhe me gazetën lokale të qytetit të Parmës.
• Në Radio SHARRI nis bashkëpunimin në vitin 2010, si korrespodente nga Italia, duke sprovuar kështu për herë të parë bashkëpunimin me një media kosovare.
• Aktualisht jeton në Parma të Italisë, ku punon në sektorin Social të Bashkisë së këtij qyteti. Është zv/kryetare e shoqatës "Scanderbeg" në Parma dhe drejtoreshë e shkollës shqipe në këtë qytet.
|