• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Suksesi i Panairit “Sharri – 2010”!
panairiDragash – Organizuar nga Komuna e Dragashit dhe grupet e fermerëve, mbështetur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (UN-FAO), të dielën në fshatin Zym të Opojës është zhvilluar aktiviteti më i madh bujqësor në vend, panairi tradicional SHARRI – 2010, i cili ka karakter garues dhe ekspozues. Në panair, përveç qytetarëve, të cilët u mblodhën në masë të madhe, falë motit të mirë që mbretëroi, morën pjesë edhe kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë, Bajram Imeri. Në hapje të panairit, kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, tha se qëllimi kryesor i organizimit të këtij panairi, i cili sivjet u mbajt për të tretën herë, është nxitja e fermerëve që të vazhdojnë të merren me blegtori e bujqësi dhe që në këto fusha të arrijnë rezultate sa më të mira, përmes të cilave, jo vetëm që do të sigurojnë të ardhura për familjet e tyre, por në këtë mënyrë do të kontribuojnë për zhvillimin e agrikulturës në komunën e Dragashit. “Komuna vazhdimisht do ta mbështesë punën tuaj të vështirë. Ne jemi duke bërë përpjekje të mëdha që produktet tuaja bujqësore të certifikohen dhe si të tilla të plasohen, jo vetëm në tregun vendor por edhe në atë të jashtëm”, u ka thënë kryetari Jenuzi fermerëve të pranishëm në këtë panair.
Ndërkaq, përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë, Bajram Imeri, ka theksuar se kjo ministri, vitet e fundit është angazhuar dhe ka bërë çmos që t’i mbështesë fermerët, përmes subvencioneve të ndryshme, sikurse edhe përmes ndarjes së grandeve në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë. Ai ka premtuar mbështetje edhe më të madhe për  fermerët, në ta ardhmen, nga Ministria e Bujqësisë. Ndryshe, në panair janë ekspozuar edhe produkte të ndryshme blegtorale, si djathi i Sharrit i llojeve të ndryshme, të prodhuara nga qumështi i lopëve, deleve dhe dhive, si dhe llojet e ndryshme kosi. Ndërkaq, bletarët kanë ekspozuar lloje të ndryshme mjalti, përfshirë edhe mjaltin e prodhuar nga bimët mjekuese.
Në fund, organizatori ka ndarë disa çmime për blegtorët më të suksesshëm.
Share