• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Punimet në autostradë, po ecin mirë!
enkaPrizren - Punimet në autostradën e parë në Kosovë, nga Vërmica në drejtim të Merdares, pesë muaj pasi kanë filluar solemnisht, po ecin mirë dhe se nuk paraqitet asnjë pengesë që do ta ndalonte vlugun e punës. Kështu pohojnë zyrtarë të konzorciumit amerikano-turk “Bechtel & Enka”, e cila është duke i kryer punimet në aksin e parë, nga Vërmica e deri në Suharekë. Madje, sipas përgjegjëses për komunikim me publikun pranë këtij konzorciumi, Ela Ruçi, segmentet e para do të jenë të gatshme brenda afatit të planifikuar. Ajo ka mohuar të jenë krijuar rrethana, për ta penalizuar qeverinë, për vonesë të pagesave. “Deri në këto momente, ne kemi bashkëpunim të jashtëzakonshëm me qeverinë. Nuk kemi asnjë vonesë të pagesave dhe as vonesa të llojeve të tjera. Fondet janë të siguruara, janë bërë publike në buxhetin e Kosovës dhe janë shpallur në fletoren zyrtare. Kjo, sepse është një punë që ka marrë mbështetje nga të gjitha institucionet. Qeveria i ka konsideruar të gjitha alternativat, kur ka firmosur kontratën. Prandaj, nuk mund të mendohet për dënime. Këto dënime, në fakt, për mua janë hipotetike”, ka thënë Ruçi.
Pas pesë muajsh, që nga fillimi i punimeve, kjo kompani ka arritur të shtrij punimet edhe në segmentin e tretë, në dalje të Suharekës, ndërsa për të vazhduar me punimet e mëtutjeshme, është duke pritur qeverinë që të bëjë shpronësimin e tokave. Por, Ruçi ka thënë se punimet po shkojnë paralelisht me shpronësimin e pronave, nëpër të cilat do të kalojë autostrada. “Punimet janë duke u zhvilluar 24 orë pandërprerë. Konzorciumi, gjerë më tani ka angazhuar mbi 70 firma lokale dhe se janë punësuar 1 mijë e 500 punëtorë”, ka thënë Ruçi.
Prononcimi i zyrtarëve të konzorciumit “Bechtel & Enka” bëhet, pas disa zërave se mund të vijë deri tek ndërprerja e punimeve në autostradë, për shkak të, siç thuhej, mungesës së parave, pasi privatizimi i PTK-së nuk ndodhi aq shpejtë, siç planifikonte qeveria Thaçi.
Share