• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dragashi shijoi borën e parë të këtij viti!
e Mërkurë, 27 Tetor 2010 11:30
boraDragash - Mëngjesi i së mërkurës, në komunën e Dragashit ka zbardhur, tamam si një mëngjes dimri të ashpër, por pa ngrica. I gjithë territori i kësaj komune malore të Kosovës, ishte veshur me petk të bardhë, ndërkohë që reshjet e borës vazhdonin furishëm, sikur të ishte kulmi i dimrit dhe jo mesi i vjeshtës. Megjithatë, kah ora 10:00, të reshurat kanë pushuar dhe bora ka nisur të shkrihet, falë temperaturës, mbi zero.
Të dhënat nga terreni bëjnë me dije se bora kishte mbërthyer gjithë territorin e komunës së Dragashit dhe një pjesë të komunës së Prizrenit, deri në afërsi të fshatit Billushë. Gjithashtu, të dhënat nga terreni bëjnë me dije se borëpastruesit, rreth orës 10:00 kanë mbërritur në Dragash dhe menjëherë kanë intervenuar për largimin e borës nga rrugët rajonale. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe borëpastruesit e komunës, të cilët kanë në përgjegjësi mirëmbajtjen e rrugëve lokale.
Vlenë të theksohet se trashësia e borës ka arritur deri në 20 centimetra, në viset më të larta, ndërsa në qytezën e Dragashit, trashësia nuk ka kaluar mbi 10 centimetra. Aktualisht, në mbarë territorin e komunës së Dragashit po mbretëron mot me mjegull të dendur, por pa të reshura. Meteorologët parashikojnë që moti të përmirësohet në javën tjetër, duke filluar përmirësimin gradual, nga kjo fundjavë.
Share