• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Zlipotok të Gorës, digjet një plakë!
policiaDragash - Një plakë e moshës 86 vjeçe, e cila jetonte e vetmuar në shtëpinë e saj, në fshatin Zlipotok të Gorës së Dragashit, është përfshirë nga zjarri i cili dyshohet të ketë shpërthyer nga ndonjë gacë, e dalë nga shporeti, pranë të cilit ajo po flinte. Zjarrin e kishin vërejtur fqinjët e saj, të cilët e kanë shuar, por nuk kanë arritur ta shpëtonin jetën e viktimës, të cilën e gjejnë pa shenja jete. Burimet tona mësojnë se bëhet fjalë për plakën, Refija Kundra, e cila jetonte e vetmuar dhe se në këto ditë të ftohta ajo kishte ndezur shporetin, i cili nuk ishte edhe aq i sigurt për mbrojtje nga zjarri. Të gjitha dyshimet qojnë në faktin se, ka ndikuar një shkëndijë e vetme, si dhe mosha e viktimës për të bërë kujdes, që asaj i ka kushtuar me jetë.
Policia rajonale në Prizren ka njoftuar se plaka ka humbur jetën, si pasojë e djegies. Zëdhënësi i kësaj policie, Hazir Berisha, tha se Njësitet policore kanë kryer procedurat e duhura dhe se në vendin e ngjarjes kanë dalë mjeku ligjor dhe ekspertët kundër zjarreve. Ndërkaq, Berisha tha se trupi i pa jetë është dërguar për autopsi.
Share