• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
OFERTË EKONOMIKO-PROPAGANDISTIKE
PLASUAR NGA SEKTORI I MARKETINGUT H Y R J E • Radio SHARRI, është transmetues privat, me seli në Dragash, në jug të Republikës së Kosovës. Si radio e parë në Kosovë, e themeluar vetëm dhjetë ditë pas çlirimit, vazhdon të mbetet e pavarur dhe me politikë redaktuese, pa ndikimin e jashtëm.
• Sipas hulumtimeve më të fundit, të bëra nga kompani të huaja për hulumtimin e tregut medial dhe dëgjueshmërisë së radiostacioneve, valët tona shtrihen në hapësirën territoriale, e cila përfshinë, mbi 500 mijë banorë. Saktësisht, valët tona mbulojnë Jug-perëndimin e Kosovës, si dhe Shqipërinë Verilindore. Po këto rezultate, kanë treguar se Radio SHARRI, edhe pse me konkurrencë të lartë në rajonin e Prizrenit, preferohet nga 85% e të anketuarve nga Agjencia kroate "Strategic Puls".
• Produksioni në Radio SHARRI, ka një staf profesional, si në aspektin radiofonik, ashtu edhe në atë teknik, e që këto elemente konsiderohen, si kyç në përpilimin e reklamave dhe reportazheve të tjera komerciale.
• Mosha e dëgjuesve tanë, sipas të gjitha anketave të gjertanishme, ka rezultuar të jetë e ndryshme, varësisht nga emisionet dhe zhanri i muzikës që emetohen, gjatë programit 24 orësh, kur edhe emetohen reklamat. Me një fjalë, anketat kanë dëshmuar se ne mbetemi radio për të gjitha moshat.
• Duke filluar nga “Programi i Mëngjesit” (04:00 – 09:00) e deri tek emisionet e natës, pjesa komerciale nuk mungon. Gjatë emisioneve informative dhe kontaktuese, prania e dëgjuesve është mbi 70%. Prandaj, vëmendje e posaçme i kushtohet marketingut, gjatë gjithë këtyre emisioneve, pikërisht për shkak të pranisë maksimale të dëgjuesve.
• Në emisionet kontaktuese, shpesh ftohen mysafirë krerët e subjekteve të ndryshme, nga ato politike, qeveritare dhe jo qeveritare, e deri tek drejtuesit e subjekteve afariste, varësisht nga aktiviteti i tyre. Edhe gjatë këtyre emisioneve, publiciteti afarist nga firmat e kontraktuara, zë vendin e vet.
• Praktikë e politikës sonë komerciale, është edhe përfshirja e krerëve të firmave kontraktuese, në emisionet që shtjellojnë çështjet ekonomike. Më këtë formë, shpaloset veprimtaria e firmës kontraktuese, njëherësh edhe inspirohen firmat tjera që, pavarësisht rrethanave, me punë serioze mund të arrijnë sukses.
“Në çdo kohë, bëjani me dije dëgjuesve tanë, se ju ekzistoni”
Emisionet më të dëgjuara, në të cilat përfshihet marketingu:
- Programi i Mëngjesit (04:00 - 09:00)
- Programi informativ “Pasqyra Ditore” (12:00 - 14:00)
- Emisioni “Urimet, Përshëndetjet dhe Dëshirat muzikore” (18:00 - 20:00)
- Programi i natës, kontaktues (21:00 - 00:00)
• Kjo është shkurtimisht përmbajtja e emisioneve në Radio SHARRI, në të cilat përfshihet edhe marketingu. Njëkohësisht, vlen të ceket edhe fakti se, çdo formë e bashkëpunimit me firmat, është e mirëseardhur dhe, sipas marrëveshjes, mund të bëhet edhe sponsorimi i ndonjërit nga këto emisione. Edhe “Shpalljet e vogla”, të cilat transmetohen disa herë, gjatë 24 orëve, janë forma më e lirë publicitare, ku çmimet variojnë sipas kohëzgjatjes dhe afatit kohor të transmetimit.
* Përse duhet reklamuar tek ne, sepse përgatitja e spotit është falas dhe në mënyrën më bashkëkohore, që zgjon vëmendjen e secilit dëgjues!
• Reklamat emetohen, minimum 10 herë, brenda 24 orëve. Me kërkesën e klientit, ato mund të transmetohen edhe jashtë këtij kriteri, në bazë të marrëveshjes.
EFEKTI • Publiciteti tek ne, është një shtytës i mirë në shtrirjen e biznesit tuaj, në mbarë rajonin e Prizrenit dhe më gjerë. Kjo, sepse tek numri prej mbi 500 mijë banorësh, biznesi juaj apo prodhimet tuaja do të jenë më të njohura dhe se, sado që klienti ka dëgjuar për ju dhe prodhimet tuaja, ai çdo ditë dhe në çdo kohë do të dëgjoj se ju ekzistoni dhe jeni gjithnjë duke punuar.
Vërejtje: Për çdo kërkesë të veçantë apo ndryshim të çmimeve fikse, mund të vendosë vetëm personi i autorizuar nga Radio SHARRI. Kërkesat tuaja do të miratohen, vetëm brenda kornizave të interesit reciprok.
Radio SHARRI - 96.4 MHz
Address: Rruga e dëshmorëve, p.n. 22000 Dragash – Republika e Kosovës
e-mail:
Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa
&
Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa
Mob: +386 49 391 700 & +377 44 391 700
Account: N.SH. "SHARRI" No: 112 111 736 8000 168 - ProCredit Bank
www.radio-sharri.info
|