• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Mbëltohen, afërsisht 10 mijë fidane!
Nga: Radio SHARRI   
e Martë, 09 Nëntor 2010 11:32

Dragash, 09 nëntor 2010
 - Në vazhdën e aktiviteteve të vazhdueshme për pyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura, pos disa rajoneve tjera të vendit, sivjet do të pyllëzohen edhe sipërfaqe të konsiderueshme në trevën e komunës së Dragashit.fidane Faruk Bojaxhiu, drejtor i Njësisë Rajonale të Ekonomisë Pyjore, në Prizren, bën të ditur se pyllëzimi do të bëhet në afërsi të fshatit Plavë të Opojës. Sipas tij, në një sipërfaqe të zhveshur të këtij fshati, prej rreth katër hektarësh, do të mbëltohen afërsisht dhjetë mijë fidanë të breut cilësor “Hormoq”. Ai premtoi se do të vijnë ditë më të mira për këtë trevë, sa i përket pyllëzimit të sipërfaqeve të zhveshura. “Duke pasur parasysh pyllëzimet e gjertanishme, si dhe ato që planifikohen të bëhen në të ardhmen, shpresojmë se për sipërfaqet e zhveshura, jo vetëm të kësaj komune, do të vijnë ditë më të mira. Dhe, jo vetëm ne, por edhe vetë qytetarët janë vetëdijesuar për rëndësinë e pyjeve cilësore”, është shprehur Bojaxhiu.
 
Share