• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Pieter Feith, lavdëron Dragashin!
piter_feithDragash - Shef i Zyrës Ndërkombëtare Civile (ICO), Pieter Feith, gjatë një vizite rutinore që i bëri strukturave udhëheqëse në Komunën e Dragashit, tha se institucioni që udhëheq ai, nuk i njeh strukturat paralele që veprojnë në trevën e Gorës dhe se me kohën, ato do të shuhen vetvetiu, pasi nuk do ta kenë përkrahjen e askujt. “S’duhet të ketë struktura paralele”, u përgjigj prerazi Feith, në pyetjen e parashtruar nga Radio Sharri.
Pieter Feith, me stafin e tij, është takuar të martën me kreun e Komunës, Salim Jenuzin, dhe strukturat tjera udhëheqëse të Dragashit, ku është interesuar për zhvillimet e përgjithshme në këtë rajon, duke fokusuar zhvillimin ekonomik, arsimin, sigurinë dhe raportet ndëretnike. Pas takimit me zyrtarët komunalë, i cili u zhvillua pa praninë e gazetarëve, ai tha se është vizitor i rregullt i Dragashit, dhe se vizitat në këtë komunë i bën me dëshirë. Kjo, sepse, siç tha, ndjehet i kënaqur me situatën e përgjithshme në këtë komunë. “Kryetari Jonuzi ka bërë një punë të mirë, ndonëse ekziston ende nevoja për zhvillimin e ekonomisë. Por, në pyetjen tonë, lidhur me strukturat paralele, të cilat ende veprojnë në këtë komunë, Feith u shpreh i kënaqur me veprimet e organeve komunale, përkitazi me këtë problematikë. “Jam admirues, për faktin se si kryetari Jenuzi është marrë me këtë çështje. Ai është angazhuar për qetësimin e situatës dhe mjaftë mençur e ka trajtuar atë”, ka thënë Feith, duke shtuar se, rreth paralelizmit në arsim, të gjithë duhet të shkollohen në gjuhën që e kërkojnë, por që anomalitë tjera, me kohën do të tejkalohen. “Pozita ime është e qartë! S’ka vend për strukturat paralele në Kosovë, prandaj me kalimin e kohës ato do të zhduken”, ka parashikuar Feith.
I pyetur edhe për çështjet nacionale, siç është dialogu me Beogradin dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme, shef i ICO-së, Pieter Feith, ka deklaruar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, do të fillojë shpejtë, porse, për shkak të zgjedhjeve në Kosovë, mund të ketë edhe shtyrje. Ndërkaq, duke iu referuar zgjedhjeve, ai ka pohuar se në to duhet të dalin të gjitha komunitetet, sepse ato do të jenë të drejta dhe do të përcillen nga vëzhgues ndërkombëtarë. Sipas tij, Qeveria ka kapacitete dhe vullnet për t’i organizuar mirë dhe drejtë këto zgjedhje, duke respektuar ligjet në fuqi.
Kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, ka shtuar se gjendja e sigurisë në këtë komunë dhe raportet ndëretnike, janë të mira, por që kjo, siç ka thënë, nuk është meritë e tij personale, por e gjithë qytetarëve. “Ende ka probleme, sidomos në zhvillimin ekonomik, por që ne shpresojmë se dalëngadalë do të hapen vende të reja punë”, tha Jenuzi, duke marrë si shembull të mirë ish-tjerrtoren “Drateks”, e cila me sukses është aktivizuar, pas privatizimit, dhe se në të, aktualisht janë punësuar mbi 400 punëkërkues.
Share