• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Publikohen, shumica e listave për deputetë!
e Mërkurë, 10 Nëntor 2010 19:15
partite_politikeDragash - Nga njëmbëdhjetë subjekte politike që kanë shtrirje edhe në komunën e Dragashit, si dhe Lëvizja “Vetëvendosje”, të cilat pritet që të marrin pjesë në zgjedhjet e dhjetorit, shtatë prej tyre i kanë të gatshme listat e kandidatëve të mundshëm për deputetë në Kuvendin republikan. Për dallim nga lajmi i parë, që është publikuar në faqen tonë, LDK-ja është përcaktuar, jo vetëm për dr. Hatim Baxhakun por edhe për dr. Behxhet Xheladinin. AAK-ja ka propozuar, Burim Pirajn, drejtues i degës së këtij subjekti politik, LDD-ja ka propozuar Vahidin Halilin, kryetar dege, AKR-ja hyn në garë me Rexhep Sejdillarin, nga radhët e komunitetit gorano-boshnjak, duke u bërë kështu subjekti i vetëm që propozon dikë nga komuniteti tjetër i kësaj komune. Ndërkaq, deri më tani ende nuk dihet se kë do ta propozojë subjekti që aktualisht ka pushtetin në këtë komunë, PDK-ja.
Sa i përket Lëvizjes “Vetëvendosje”, zyrtarët e saj kanë bërë me dije se nuk do të propozojnë kandidat nga Dragashi, por do ta mbështesin listën që do të propozohet nga qendra.
Nga ana tjetër, prej katër subjekteve politike gorano-boshnjake, vetëm dy i kanë publikuar listat e kandidatëve. Në listën e koalicionit “Vakat” janë propozuar pesë kandidatë; Usmen Ballxhi, Uzair Hamza, Jusuf Hoxha, Behar Brenolli dhe Zinaida Elmazi. Ndërkaq, Partia Socialdemokrate e Gorës, (SDPG), bashkë me Iniciativën Qytetare të Gorës (GIG), do të garojë me një kandidatë të përbashkët; Nasuf Brenollin, themelues dhe drejtues i subjektit më të ri politik nga Gora, (SDPG).
Pas mbledhjes së sotme të partisë “Vatan”, e cila është njëra nga partitë boshnjake nga e gjithë Kosova që e përbëjnë koalicionin “Vakat”, radios sonë iu kumtua se kjo listë është definitive dhe se kësaj radhe, ky subjekt pret edhe mbështetjen e shqiptarëve nga Opoja. Usmen Ballxhi, zv-ministër i Arsimit, në largim, tha se shqiptarët nga Opoja do ta kenë vështirë për të pasur një delegat në Kuvendin e Kosovës, prandaj duhet ta mbështesin ndonjërin nga kandidatët e Gorës. “Tani që kemi realizuar synimin tonë, që Kosovën ta bëjmë shtet, duhet t’i kthehemi gjërave konkrete, duke përfshirë edhe lokalizmin. Ne nga Gora kemi dy delegatë, falë vendeve të rezervuara. Partia jonë synon që t’i bëj tre delegatë, të cilët do të merren më hallet e komunës sonë, pa dallim. Prandaj kërkoj votën edhe nga opojanët”, i tha radios sonë, Usmen Ballxhi.
Share