• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Synohet stimulimi i blegtorëve të Dragashit!
e Diel, 14 Nëntor 2010 11:12
deletDragash - Me nostalgji, blegtorët e Sharrit kujtojnë kohën, kur në bjeshkët e Sharrit kullotnin dhjetëra mijëra dele dhe gjedhe. Kjo nostalgji vjen, pasi sot numri i tyre ka pësuar rënie drastike. Aktualisht, banorët e 37 fshatrave, aq sa numëron komuna e Dragashit, përkujdesen vetëm për disa mijëra krerë dele, prej tyre rreth 400 sosh në sektorin shoqëror, si dhe disa qindra lopë, ndërsa kuajt tashmë numërohen në gishta.
Faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë rënie, vlerësohet të jenë dimrat e gjatë, mungesa e tregut për pasimin e prodhimeve bujqësore, mosinteresimi i të rinjve për këtë veprimtari, si dhe, deri diku, neglizhenca institucionale!
Ndonëse shumëkush vlerëson, se në këto kohë të papunësisë ekstreme, ia vlen të merresh me këtë degë të ekonomisë familjare, të rrallët janë ata që, tashmë kanë ngritur disa ferma, por që, siç pohojnë ata, aktualisht përballen me mjaft probleme.
Destan Fetahu, fermer nga fshati Zaplluxhe, përmend mospërfilljen institucionale. Sipas tij, po të kishte mbështetje institucionale, gjendja do të ishte shumë më e mirë. Edhe Nuridin Asllani, fermer nga fshati Buzez, i cili ka mbi 20 krerë lopë mjelëse, thekson se është i gatshëm të shtojë numrin e tyre, por që kjo i pamundësohet nga ndikimi i disa faktorëve. “Mosgatishmëria e qendrave grumbulluese të qumështit, për të rritur sasinë e kërkesës për këtë produkt, si dhe mungesa e rrugëve, deri  në bjeshkë, e shtojnë koston e shpenzimeve”, thotë Asllani. Ndërkaq, Elhami Hajredini, pronar i qumështores "Sharri", në fshatin Kuk, pohon se përkundër faktit që qumështorja e tij ka një kapacitet prej 20 mijë litrash, mungesa e tregut për plasimin e produkteve e detyron atë që ta reduktojë sasinë e grumbullimit të qumështit në vetëm dy mijë litra. “Ne na vjen keq për fermerët, por jemi të detyruar që të reduktojmë sasinë e grumbullimit të qumështit, sepse mungon tregu i pasimit të produkteve”, thotë Hajredini.
Blegtorët e kësaj ane, siç thonë, përballen edhe me shumë vështirësi të tjera, të cilat ua pamundësojnë zgjerimin e kësaj veprimtarie, e cila shpesh edhe mund të jetë mjaft përfituese. Sipas tyre, është mirë që, nga viti i kaluar, ministria ka filluar me subvencionimin e veprimtarisë së tyre. Megjithatë, siç pohojnë fermerët, një gjë e tillë duhet të vazhdohet me subvencione edhe më të mëdha, nëse dëshirohet që numri i deleve dhe gjedheve të shtohet sërish.
Zyrtarët lokalë të Bujqësisë, shprehen se, brenda mundësive që ka Komuna e Dragashit, janë angazhuar t'i ndihmojnë fermerët e këtushëm. Flamur Sylejmani, zyrtar komunal i Bujqësisë në Komunën e Dragashit, thotë se është angazhuar maksimalisht në përmirësimin e kushteve të fermerëve, por që ia ka dalë mbanë aq sa ka mundësi Komuna. “Sa i përket ankesave, rreth subvencionimit të blegtorëve, ne kemi bërë maksimumin dhe në këtë kontekst kanë përfituar të gjithë ata që i kanë përmbushur kriteret. Është e drejtë e çdokujt të ankohet, edhe pse gjatë subvencionimit nuk ka pasur asnjë keqpërdorim”, ka thënë Sylejmani.
Në Drejtorinë komunale të Bujqësisë, thonë se është hartuar një projekt për hapjen e disa rrugëve në drejtim të bjeshkëve dhe se shpresohet se, me sigurimin e mjeteve, ky projekt do të realizohet.
Share