• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Pula: Hidrocentrali “Zhuri”, në mot!
Nga: Radio SHARRI   
e Mërkurë, 24 Nëntor 2010 15:29

justina_pulaDragash
- Procedurat rreth realizimit të projektit për ndërtimin e hidrocentralin “Zhuri” dhe i hidrocentraleve të tjera, me kapacitete të vogla në komunën e Dragashit, ishin temat që i shtjelloi ministrja e energjetikës, Justina Shiroka-Pula, me kryetarin e Komunës së Dragashit, Salim Jenuzin, gjatë qëndrimit të saj në Dragash. Pas takimit me kryetarin Jenuzi, ministrja bëri të ditur për opinion se dikasteri i saj është në fazën përfundimtare për finalizimin e këtij projekti madhor, i cili, po qe se punët rrjedhin mbarë, sipas saj, do të fillojë së realizuari vitin e ardhshëm. “Ky projekt është përfshirë në të gjitha politikat tona. Aktualisht jemi në fazën e përzgjedhjes së njërës nga tri konzorciumet, të cilat kanë të bëjnë me sektorin e energjisë. Projekti është identifikuar edhe në rrjetin evropian dhe parashihet që të prodhojë rreth 300 megavat energji elektrike”, tha për radion tonë ministrja, Shiroka Pula. Ajo ka njoftuar gjithashtu edhe për parapërgatitjet, sa i përket realizimit të këtij projekti. “Është hapur tenderi për investitorët potencialë, si dhe për këshilltarë të transaksioneve. Është hapur edhe tenderi për hapjen e një zyre, e cila do të punojë, ekskluzivisht rreth këtij projekti, që do të jetë pjesë e Komunës, popullatës dhe ministrisë”, tha ministrja Shiroka-Pula, duke shtuar se e tëra kjo është në proces , por që, siç tha ajo, për sh kak të situatës politike, ende nuk kanë mundur ta realizojnë këtë projekt, prandaj do t’i mbet et detyrë qeverisë së re, e cila, bashkë me kryetarin e Komunës dhe strukturat tjera, do t’i finalizojë të gjitha procedurat rreth realizimit final të këtij projekti.
Ndërkaq, lidhur me ngritjen e hidrocentraleve të vogla në këtë komunë, ajo ka thënë se, nga 77 sosh, të parapara për ndërtim në tërë vendin, disa prej tyre do të ndërtohen edhe në komunën e Dragashit. “Po qe se komuna identifikon edhe ndonjë lokacion tjetër, e që ende nuk e kanë bërë këtë ekspertët dhe, po qe se ka investitorë të interesuar, do të përkrahen nga ministria jonë. Kjo, sepse, jo vetëm që kemi nevojë për të pasur energji të pastër, por jemi të obliguar njëkohësisht, si kërkesë për integrim në familjen evropiane”, ka vlerësuar ajo.
Në përfundim, ministrja Pula ka përmendur edhe kontaktet me zyrtarët nga Shqipëria, për t’i tejkaluar disa probleme që janë ngritur, rreth realizimit të projektit për ndërtimin e hidrocentralit “Zhuri”. Ajo ka bërë të ditur se, gjatë këtyre takimeve, është argumentuar dhe arsyetuar nevoja për realizimin e këtij projekti. “Nga ky projekt, jo vetëm që do të ketë mjaft përfitime ekonomike, por realizimi i tij do ta bëjë shumë më atraktiv këtë rajon, ku pritet zhvillimi i turizmit”, ka konstatuar ministrja, Shiroka- Pula.
 
 
Share