• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në balotazh, Ibrahim Kryeziu dhe Smajl Latifi!
votimetRahovec - Pasi u publikua në media, se në balotazh për kryetar të Rahovecit do të garojnë kandidatët e LDK-së dhe PDK-së, gjendja ka ndryshuar, pas publikimit zyrtar të rezultateve nga ana e KQZ-së, ku rezulton se në balotazh do të garojnë kandidati i LDK-së dhe ai i AAK-së dhe jo kandidati i PDK-së, siç ishte njoftuar më herët. Sipas KQZ-së, kandidati i LDK-së, Ibrahim Kryeziu ka fituar 5.451 vota ose 27.65 për qind, kandidati i PDK-së, Xhelal Canciziba, ka fituar 5.234 ose 26.55 për qind të votave, ndërkaq kandidati i AAK-së, Smajl Latifi, ka fituar 5.267 vota ose 26.71 për qind. Më herët Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i kishte dhënë të drejtë AAK-së për ankesën dhe kishte urdhëruar KQZ-në që të bëjë rinumërimin e votave në tri vendvotime, për të cilat ishte ankuar kjo parti. Ndërkohë, KQZ-ja ka numëruar votat me kusht, nga të cilat më së shumti vota ka marrë kandidati i AAK-së - 64 vota, pason ai i AKR-së 61 vota, kandidati i LDK-së 60 dhe kandidatja e LDD-së 14 vota.
Nga ana tjetër, Demokracia në Veprim e ka nxjerrë në vendin dytë kandidatin e AAK-së, Smajl Latifi, duke e futur atë në garë për kryetar të Rahovecit, së bashku me kandidatin e LDK-së, Ibrahim Kryeziun, ndërsa ai i PDK-së, Xhelal Canziba, ka mbetur i treti.
Ismet Kryeziu, nga “Demokracia në Veprim”, ka thënë se, pas rinumërimit dhe dy gabimeve teknike që janë bërë, ka ndryshuar rezultati, në favor të AAK-së dhe tashmë kandidati i saj ka 26.88%, ndërsa ai i LDK-së, 27.86%, e që këta dy kandidatë do të shkojnë në balotazh, ndërsa kandidati i PDK-së mbetet jashtë garës.
Kryeziu ka kërkuar falje për konfuzionin që është krijuar, por, sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të lëshimeve teknike. Ndërkaq, AAK-ja, e cila kishte kontestuar rezultatin paraprak, është ankuar pikërisht për këto lëshime, në numërimin e votave. Sipas kësaj partie, “Demokracia në Veprim” ka dështuar në vëzhgim e këtyre zgjedhjeve dhe në raportim. “Shoqëria civile është një nga shtyllat shumë të rëndësishme për funksionimin strukturor të shtetit. Fatkeqësisht, këtë rol nuk po e kryen shoqëria civile në Kosovës, në të shumtën e rasteve. Këtë e dëshmon edhe rasti i fundit në Rahovec, ku rrjeti i OJQ-ve për monitorimin e zgjedhjeve, dështoi plotësisht në detyrimin e marrë përsipër. Jemi shumë të indinjuar me hutinë që Demokracia në Veprim iu shkaktoi qytetarëve të komunës së Rahovecit”, thuhet në reagimin e AAK-së, të cilët këtë raportim e konsideruan zhgënjyes për qytetarët të cilët, me të drejtë, duan t’i besojnë më shumë OJQ-ve, se sa pushtetarëve.
Share