• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Hoxhaj premtoi shkollë të re në Bellobrad!
enver_hoxhajDragash – Ministri i Arsimit, në largim, Enver Hoxhaj, gjatë një kokteji të organizuar të martën me punëtorët e arsimit, në Dragash, u ka premtuar atyre se, që nga janari i vitit të ardhshëm, pagat do t’i kenë më të larta për pesëdhjetë për qind.
Pasi ua ka uruar Festat e Nëntorit, Hoxhaj u tha mësimdhënësve se kjo rritje vjen, nga fakti se ata nuk janë vetëm mësimdhënës, por edhe shtyllë e fortë e ndërtimit të shtetit të Kosovës. “Jam këtu për t’ju takuar ju që t’ju uroj Festat e Nëntorit. Ju përgëzoj për punën tuaj që e keni bërë gjatë këtij vitit dhe gjatë tërë viteve të shkuara. Derisa arsimtarët e vendeve të tjera krenohen me punën e tyre, në mësimdhënie, ne duhet të krenohemi me ju, sepse, pos kësaj, ju keni qenë dhe jeni shtyllë e fortë e ndërtimit të shtetit të Kosovës”, u ka thënë Hoxhaj punëtorëve të arsimit nga Dragashi. Ai ka shtuar se kishte ardhur gjerë në komunën e Dragashit edhe për ta rikonfirmuar rritjen e pagave për mësimdhënësit, që nga janari i vitit të ardhshëm.
Këtë rritje pagash, për 50 për qind, Hoxhaj e arsyetoi edhe me faktin se mësimdhënësve u duhet stimulim maksimal, në mënyrë që të arrihet përmirësimi i pozitës materiale të tyre, pa të cilin, siç tha, nuk mund të ketë arsim cilësor. Ai ka folur edhe për angazhimet e Qeverisë në largim, rreth përmirësimit të infrastrukturës shkollore, edhe në zonat më të thella malore. Ai konkretisht premtoi se, nga shtatori i vitit të ardhshëm, Dragashi do të ketë edhe një shkollë të mesme, e cila tashmë është në ndërtim e sipër. Ndërkaq, Hoxhaj konfirmoi se, në janar të vitit që po vjen, do të fillojë edhe ndërtimi i shkollës së re nëntëvjeçare në Bellobrad.
Në këtë darkë, kandidati i vetëm i PDK-së nga për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga komuna e Dragashit, Mevludin Krasniqi, ka apeluar që të përkrahet PDK-ja edhe në këto zgjedhje, ngase, sipas tij, kjo parti e meriton përkrahjen e popullit. “PDK-ja i ka realizuar të gjitha premtimet e dhëna në zgjedhjet e kaluara, prandaj meriton përkrahjen e të gjithve, edhe në këto zgjedhje”, ka thënë Krasniqi.
Ndryshe, PDK-ja në Dragash e ka filluar fushatën e saj, që në ditën e parë të saj, me vizitat nëpër fshatrat më të thella të trevës së Opojës, ku po e shpalos programin e saj për mandatin e ri qeverisës.
Share