• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Thaçi i premton Dragashit ujë dhe turizëm!
e Mërkurë, 08 Dhjetor 2010 23:50
thaci_dragashDragash - Lideri i PDK-së dhe kryeministër në largim, Hashim Thaqi, i shoqëruar edhe nga zyrtarë tjerë të lartë të kësaj partie, Besim Beqajn, Flora Brovinën dhe Enver Hoxhajn, të mërkurën ka kërkuar votën banorëve të komunës së Dragashit, duke iu premtuar se Dragashin do ta bëjë qendrën më të madhe turistike në vend. “Sharri është treva më e bukur e Kosovës, andaj do ta bëjmë qendër më të madhe turistike në vend", është zotuar Thaçi, duke premtuar edhe një investim prej tre milionësh për ta zgjidhur problemin e ujit të pijshëm, duke ndërtuar një ujësjellës qendror për tërë komunën. “Do të vazhdojmë të investojmë fuqishëm në të gjitha sferat e jetës, qoftë në ndërtimin e rrugëve të reja, kanalizimeve, ujësjellësve, shkollave e ambulancave”, ka premtuar Thaçi. Ai ka vazhduar me premtime për një partneritet me qytetarët të, si qeveri e udhëhequr nga PDK-ja. “Do të punojmë bashkë me ju, për të fuqizuar ndryshimet në çdo trevë. Do të vazhdojmë të jemi në shërbimin tuaj kurdoherë, në çdo cep të vendit”, është zotuar kreu i ekzekutivit republikan, në largim, Hashim Thaçi, para një mase të madhe të qytetarëve, për të cilët nuk pati vende të mjaftueshme në sallën e shtëpisë së kulturës në Dragash, ku edhe u bë shpalosja e programit elektoral të partisë më të madhe në vend. Thaçi edhe me këtë rast i ka ftuar qytetarët për një fushatë të qetë dhe të ndershme, për të arritur fitore të thellë dhe bindëse. Ai madje ua uroi fitoren e PDK-së banorëve të kësaj ane, duke shprehur besim të plotë se, të dielën, fitoren e PDK-së do ta festojë e tërë Kosova.
Share