• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
OSBE-ja pasuron Bibliotekën e Dragashit!
osbe_libriDragash - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të martën i ka dhuruar një numër të konsiderueshëm titujsh dhe ekzemplarë librash bibliotekës së Dragashit, duke e pasuruar fondin tejet të varfër të librave në këtë institucion kulturor. Gjithsejtë 101 tituj dhe mbi 300 ekzemplarë librash, kjo organizatë i dhuroi bibliotekës së Dragashit, duke iu përgjigjur kështu kërkesave të shumta për pasurimin e fondit librar, i cili ende mbetet i varfër, ku ende dominojnë tituj të librave që tashmë i ka shkelur koha.
Olivier Bricet, zyrtar i lartë rajonal i OSBE-së, me këtë rast ka theksuar se kjo dhuratë ka për qëllim ripërtëritjen e titujve ekzistues, si dhe krijimin e një hapësire funksionale për lexuesit e të dy komuniteteve nga kjo komunë. “Mbështetja jonë për këtë bibliotekë, në rinovimin e objektit, pajisjen e sallës me kompjuterë, si dhe ndihma e sotme, janë simbolikë e bashkëpunimit të mirë ndërmjet OSBE-së dhe Komunës së Dragashit”, tha Bricet, duke premtuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe përfaqësuesit komunalë, nënkryetarët e Komunës,Shehadin Tërshnjaku dhe Çasip Kushi, si dhe drejtori komunal i Administratës dhe Personelit, Avni Nebiu. Që të gjithë e falënderuan OSBE-në, e cila, sipas tyre, vazhdimisht po e mbështet këtë trevë në çdo aspekt, duke i ndihmuar kështu bashkëjetesës ndërnacionale dhe harmonisë mes popujve të kësaj ane.
Ndërkaq, menaxheri i kësaj biblioteke, Mehmet Shala, e ka falënderuar OSBE-në, falë së cilës, siç tha ai, hapësirat e bibliotekës së Dragashit janë bërë shumë më të përshtatshme, si dhe fondi librar është pasuruar dukshëm me tituj të ri. Shala e ka shfrytëzuar rastin edhe për tu ankuar ndaj pushtetarëve komunalë, për të cilët tha se “më tepër se dhjetë vjet, nuk e kanë parë të arsyeshme që të ndajnë mjete për nevojat e kësaj biblioteke, si dhe bibliotekave tjera në komunën e Dragashit”. Ai kërkoi nga strukturat komunale që ta ndjekin shembullin e OSBE-së, për të ndarë mjete edhe në kulturë.
Share