• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Katari njohu shtetësinë e Kosovës
e Mërkurë, 05 Janar 2011 11:30

katariPrishtinë, 05 janar 2011
 - Katari është shteti i parë për këtë vit, që e ka njohur vendin tonë shtet të pavarur dhe sovran. Njoftimi për njohjen e Kosovës nga ky shtet arab erdhi nga ambasada e Kosovës në SHBA, e cila ka bërë të ditur se ka pranuar letrat kredenciale për njohjen zyrtare të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendësministrja në largim e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku. Me këtë njohje janë bërë gjithsej 73 shtete që kanë njohur vendin tonë si shtet të pavarur.
Shteti i fundit që e njohu Kosovën, ishte Tuvalu, në nëntor të vitit të kaluar. Zyrtarët e Katarit, muaj më parë, i kishin premtuar njohjen edhe kryeministrit në largim të Kosovës, Hashim Thaçit, gjatë vizitës së këtij të fundit në këtë shtet. Kjo njohje erdhi në kohën kur u shtua droja, se numri i njohjeve mund të stagnojë, pas raportit të Dick Marty-t në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, ngase ky raport reflektoi tejet negativisht, jo vetëm në shtimin e njohjeve por edhe në imazhin e shtetit më të ri në botë.
Katari shtrihet në Gadishullin arabik. Kufizohet vetëm me Arabinë Saudite. Ka diç më shumë se 1.5 milion banorë, por ka zhvillim të madh ekonomik. Katari udhëhiqet nga emirët.
 

Share