• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Leshtani i Gorës, me halle e shpresa!
leshtan_goreLeshtan - Fshati Leshtan, i cili shtrihet në shkrepat e trevës së Gorës, rreth 4 kilometra larg qytezës së Dragashit, ende përballet me telashe të ndryshme, të cilat ua rëndojnë jetën banorëve të këtij lokaliteti. Problem kryesor, banorët identifikojnë rrugën, e cila, jo vetëm që nuk është e asfaltuar, por, për shkak të konfiguracionit mjaft të papërshtatshëm, ajo është e vështirë për qarkullimin e automjeteve. Mungesa e ujit të pijshëm, është problem tjetër për banorët, të cilët thonë se ka mundur të zgjidhet qysh moti, sikur të mos mungonte vullneti i autoriteteve komunale. Që të gjithë shprehin pakënaqësi ndaj zyrtarëve komunalë, e sidomos ndaj atyre që i përkasin komunitetit nga kjo trevë, për të cilët thonë se, fare pak janë marrë me zgjidhjen e problemeve të këtij fshati, në mënyrë që tu lehtësohej jeta banorëve. Premtimet për investime në këtë lokalitet nuk kanë munguar, thonë banorët, duke përmendur se premtimet më të mëdha i marrin gjatë fushatave zgjedhore. Hajdar Ramadani, aktivist nga ky fshat, thotë se banorët janë të vetëdijshëm se Komuna, mbase edhe nuk ka mundësi që të realizojë projekte të mëdha kapitale, por, gjatë njëmbëdhjetë viteve të pasluftës, ka mundur që, së paku, të asfaltonte rrugën dhe të siguronte ujin e pijshëm. “Për këto probleme kemi pasur projekte dhe, realisht, do të mundte pushteti lokal t’i zgjidhte këto probleme, ashtu siç ka vepruar në lokalitetet tjera të Gorës, e në veçanti në ato, prej nga vijnë pushtetarët.
Banorët tjerë të këtij fshati pohojnë se, derisa në fshatrat përreth janë realizuar mjaft projekte nga pushtetarët, fshati i tyre vazhdimisht është lënë pas dore. Projektet e vetme që janë realizuar në fshatin e tyre, siç pohojnë ata, janë bërë me vetëkontributin e komunitetit, ndërkaq nga pushteti, investimet janë tejet simbolike.
Banorët përmendin edhe vështirësitë me energjinë elektrike, për të cilën ankohen se nuk furnizohen rregullisht që nga paslufta. Thonë se kanë harxhuar mjaft mjete vetjake në përmirësimin e rrjetit, por që në këtë drejtim ka edhe shumë për tu bërë. Ramadan Ramadani, mësues fshati, pos tjerash, thotë se mungesa e infrastrukturës rrugore u shkakton probleme edhe nxënësve të këtij fshati. “Rruga është primare, sepse ajo do ta shtonte perspektivën për tu punësuar në qendrën komunale, si dhe do të kontribuonte në parandalimin e braktisjes së fshatit, e që aktualisht, mu për shkak të rrugës së vështirë, fshati është braktisur nga shumë familje, përkundër dëshirës së tyre që të mbeten në vatrat e veta.
Autoritetet lokale, nuk pajtohen me këto vlerësime të banorëve leshtanas. Ata thonë se strategji e pushtetit lokal në Dragash është investimi, pikërisht në fshatrat e thella malore, me qëllim që banorët të mbeten aty dhe jo të largohen nga vatrat e tyre. “Investimet e gjertanishme kanë favorizuar fshatrat më të largëta, ku nuk është lënë pas dore as Leshtani. Së shpejti, këtij fshati do t’i asfaltohet edhe rruga, e cila e lidh atë me qytezën e Dragashit. Për këtë investim, janë planifikuar 200 mijë euro”, ka theksuar Avni Nebiu, drejtor i Administratës komunale dhe Personelit në Dragash.
Share