• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Protesta në Tiranë – katër të vdekur!
e Shtunë, 22 Janar 2011 16:52
demonstratat_tiraneTiranë - Sipas informacioneve të fundit nga Tirana, në protestën e së premtes që organizoi opozita e Shqipërisë, katër protestues kanë pësuar me jetë, ndërsa dhjetëra të tjerë, në mesin e tyre edhe policë, janë lënduar rëndë dhe lehtë.
Korrespondentja jonë nga Tirana, Elona Kapllani, raporton se viktima e katërt është shënuar mbrëmë vonë, në spitalin ushtarak, kur u raportua se një protestues, i cili ishte i lënduar rëndë, ka ndërruar jetë. Më herët është konfirmuar se, pa shenja jetë, kanë mbërritur në spital, 45 vjeçari, Vezir Veizi nga Gjirokastra dhe Hekuran Deda nga Dibra, ndërkohë që nuk u bë i ditur identiteti i personit të tretë, sikurse që ende nuk dihet identiteti i viktimës së katërt. Demonstruesit në Tiranë u përpoqën të hynin brenda oborrit të Kryeministrisë, ku policia u përgjigj me mjetet që kishte në dispozicion, si gaz lotsjellës plumba gome dhe ujë me presion nga kamionët.
Protestuesit hodhën gurë dhe mjete të tjera në drejtim të policëve që ndodheshin brenda rrethojës së kryeministrisë. Nga ana tjetër, pranë piramidës, protestuesit ia vunë flakën dy furgonëve të policisë.
Sheshi para ndërtesës së kryeministrisë ishte mbushur me protestues, një pjesë e të cilëve kanë hipur në rrethoja, ndërkohë që i kanë vënë zjarrin edhe një palme, pranë kryeministrisë. Protestuesit që kanë ardhur nga zona të ndryshme të vendit proteston in me moton, “Sali dorëzo bllokun”. Ata mbanin pankarta me emrat e qyteteve nga vijnë dhe parulla kundër qeverisë së kryeministrit Berisha. Një kordon i madh policësh janë vendosur në rrugën kryesore, para hekurave që ndajnë kryeministrinë nga bulevardi. Turma vinte duke u shtuar, ndërkohë që Partia Socialiste deklaroi se pushteti po ushtron presion të madh, krejtësisht të paligjshëm, mbi shoqëritë e transportit ndërurban. Anëtarja e Asamblesë së PS-së, Megi Ajtyresa, tha se një numër i konsiderueshëm shoferësh janë tërhequr për shkak të asaj që ajo e quajti “presion i turpshëm” në Shkodër, Lushnjë dhe pjesë të tjera. Ajtyresa shtoi se po bënin ndalime të shpeshta dhe kontrolle të pajustifikuara, siç ka ndodhur në dalje të Shkodrës. Ndërkaq, Policia e Shtetit përgënjeshtroi deklaratën e bërë nga përfaqësues të Partisë Socialiste. “Sqarojmë opinion publik se, në asnjë rast, Policia e Shtetit nuk ka ushtruar presion apo penguar asnjë mjet transporti gjatë lëvizjes së tyre në drejtim të qytetit të Tiranës”, thuhet në raportin e policisë.
Krerët e opozitës, në krye me Edi Ramën, bën homazhe të premten para ndërtesës së Kryeministrisë, ku u vranë protestuesit. Me këtë rast, ai akuzoi policinë për keqpërdorim të situatës dhe shtoi se revolta qytetare u kthye në një tragjedi dhe pasoi me “ulërimën e kryeministrit Berisha, vetëm për të mbrojtur vetveten”. Rama kërkoi që drejtësia të veprojë, ndërkohë që denoncoi ato që i quajti rrahje dhe ndalime të dhunshme të dhjetëra njerëzve.
Kryetari i opozitës tha gjithashtu se asnjë polic nuk është plagosur me armë zjarri, ndërkaq kërkoi përgjigjen përfundimtare nga ana e Prokurorisë, e cila, sipas tij, po vonon të japë verdiktin përfundimtar dhe i kërkoi drejtorit të policisë që të mos bëhet pjesë e skenarit dhe Qeverisë së Sali Berishës. Policia e Tiranës, ndërkaq, gjerë më tani ka arrestuar 113 persona, në lidhje me trazirat e së premtes. Të arrestuarit akuzohen për kundërshtim të forcave të rendit dhe rrezikim të sigurisë publike. Zëdhënësja e policisë, Alma Katragjini, tha se policia iu shmang provokimeve. Ajo akuzoi organizatorët e demonstratës për dhunën, ku tha se u sulmuan me gurë policët. “Ata përdorën bomba molotovi, mjete gazsjellëse dhe gurë. Ndërsa policia ruajti gjakftohtësinë”, tha Katragjini, duke shtuar se 113 persona janë arrestuar, si përgjegjës për aktet e dhunës.
Nga ana tjetër, Prokuroria ka lëshuar urdhërarrest edhe për gjashtë gardistë, në lidhje me dhunën në trazirat e së premtes. Raportohet se urdhërarrestet janë lëshuar në mëngjesin e së shtunës, por policia nuk ka zbatuar urdhrin e prokurorisë për arrestimin e tyre. Gjashtë drejtuesit gardistë akuzohen për vrasje, në rrethana cilësuese.
Kryeministri, Sali Berisha, tha sot se Edi Rama, Gramoz Ruçi dhe Skënder Gjinushi, do të përballen me pasojat e asaj që ndodhi dje dhe i akuzoi ata si “autorë të vërtetë të krimit të shëmtuar”. Berisha mohoi të jetë qëlluar me armë zjarri nga zyrat e Kryeministrisë dhe paralajmëroi mbajtjen e një mitingu paqësor të mërkurën “për të dhënë mesazhin që pret bota e qytetëruar nga Shqipëria dhe që aktet e shëmtuara të ditës së djeshme të fshihen sa më shpejt nga memoria”.
Share