• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Rinia e Dragashit formoi Këshillin e vetë!
e Mërkurë, 26 Janar 2011 16:40

riniaDragash, 26 janar 2011
 - Me qëllim të fuqizimit të aktiviteteve rinore, Organizatat Joqeveritare Rinore të komunës së Dragashit, të mërkurën formuan Këshillin e Veprimit Rinor Lokal, i cili do të bashkërendis aktivitetet rinore në këtë komunë të skajshme të vendit. Sipas krerëve të këtyre organizatave, ky tubim në një pikë, u bë me qëllim të dinamizmit të aktivitete rinore në Dragash. Nexhat Tërshnjaku, zyrtar komunal për Kulturë, Rini e Sport, e cilësoi pozitiv rolin e OJQ-ve rinore, ndërsa formimin e këtij këshilli, e vlerëson si hap të rëndësishëm në aktivitetet rinore në të ardhmen. “Këshilli do të përqendrohet në bashkërenditjen e aktiviteteve të OJQ-ve rinore me Drejtorinë e Kulturës, me qëllim të dinamizmit të jetës rinore, e jo të veprohet në mënyrë selektive, siç ka ndodhur gjerë më tani”, tha Tërshnjaku.
Ndërkaq, Albin Zeka, përfaqësues I Organizatës Qeveritare Gjermane “GIZ”, potencoi përvojat pozitive të këtyre këshillave në rajonet tjera të Ballkanit. Themelimin e një këshilli të tillë në Dragash, ai e vlerësoi si veprim të mençur të OJQ-ve rinore. “Në këtë rajon, Këshilli është i një rëndësie të veçantë, ngase të rinjtë e të dy komuniteteve, në një forum të përbashkët, do t’i  shkëmbejnë përvojat e tyre pozitive”, tha Zeka.
Pas një debati konstruktiv që u zhvillua nga përfaqësues të OJQ-ve rinore nga treva e Opojës dhe asaj të Gorës, lidhur me draft-Statutin e këtij këshilli, u zgjodh Bordi Drejtues, nëntëanëtarësh, kryetari i së cilit mbeti të zgjidhet në një takim të ardhshëm.
 

Share