• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Omani njeh shtetësinë e Kosovën!
e Premte, 04 Shkurt 2011 14:02

Maskat, 04 shkurt 2011
 - Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, njoftoi të premten se Omani u bë shteti i 75-të që e njeh Kosovën, shtet të pavarur dhe sovran. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësministrja në largim e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku.oman_flamuri “Omani ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe tashmë kemi vendosur edhe marrëdhënie diplomatike me Sulltanatin e Omanit. Përmes ambasadës sonë në Londër, kemi marrë letër nga Sulltanati i Omanit, i cili shprehet qartë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën. Omani është një shtet, përkatësisht një mbretëri, e cila nuk njeh shtetet në mënyrë eksplicite, por njohjen e shteteve e bën nëpërmjet komunikimit dhe nëpërmjet vendosjes së kontakteve dhe marrëdhënieve diplomatike”, ka bërë të ditur Çitaku.
Në letrën që ka mbërritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës thuhet: “U njohëm me vendimin e GJND-së, lidhur me çështjen e pavarësisë së Kosovës. Qeveria e Sulltanatit të Omanit do të mirëpresë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, si dhe në organizatat tjera ndërkombëtare dhe rajonale, në të cilat ajo dëshiron të anëtarësohet”. MPJ ka marrë vendim që, nga sot, ambasadorin e Republikës së Kosovës në Londër, Muhamet Hamitin, ta akreditojë si ambasador jo rezident në Oman dhe kjo kërkesë do të deponohet pranë autoriteteve përkatëse të Sulltanatit të Omanit.
Omani, emri zyrtar “Sulltanati i Omanit”, ndodhet në Azinë Jug-Perëndimore, saktësisht në Jug-Lindjen e Gadishullit Arabik. Në Perëndim kufizohet me Arabinë Saudite, në Veri-Perëndim me Emiratet e Bashkuara Arabe, në Jug-Perëndim me Jemenin, në Lindje ka dalje në Oqeanin Indian dhe në Veri-Perëndim në Gjirin Persik. Ka 2.8 milionë banorë dhe ka lidhje të forta me Arabainë Saudite. Në territorin e sotëm të Omanit, ka gjurmë vendbanimesh që datojnë para 10 mijë vjetësh. Sistemi fisnor i Uman'it, e ka gjenezën nga emigrimet e popujve të pjesës Veri-Perëndimore të Gadishullit Arabik. Mosmarrëveshjet ndërmjet fiseve dhe sulmet që vinin nga Irani, vazhduan deri në shekullin e VII, kur Omani njohu Islamin. Në shekullin e XVIII, lufta civile ndërmjet fiseve Hinavi dhe Gafiri, përfundoi me pushtimin e Omanit nga Irani, në krye me Shah Nadirin, në vitin 1737. Omani fitoi pavarësinë në vitin 1970. Në vitin 1971 u anëtarësua në Ligën Arabe dhe në Kombet e Bashkuara. Në vitin 1981 ishte një ndër anëtarët themelues të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit. Me marrëdhëniet e ngushta me SHBA-të dhe me afrimin me shtetet Arabe, u mundësua hapja e Omanit në arenën ndërkombëtare. Në këtë kohë, qeveria e Kabus'it në Oman, ka zhvilluar politikë neutrale gjatë luftës Irak-Iran.
Gjatë Luftës së Gjirit nuk ka luajtur rol të qartë, por ka pranuar të hap bazat për forcat e Perëndimit. Me nënshkrimin e marrëveshjes me Jemenin, iu dha fund mosmarrëveshjeve 25-vjeçare rreth kufirit me këtë shtet.
 
 
Share