• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Omani njeh shtetësinë e Kosovën! |
e Premte, 04 Shkurt 2011 14:02 |
Maskat, 04 shkurt 2011 - Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, njoftoi të premten se Omani u bë shteti i 75-të që e njeh Kosovën, shtet të pavarur dhe sovran. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësministrja në largim e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku. ![]() Omani, emri zyrtar “Sulltanati i Omanit”, ndodhet në Azinë Jug-Perëndimore, saktësisht në Jug-Lindjen e Gadishullit Arabik. Në Perëndim kufizohet me Arabinë Saudite, në Veri-Perëndim me Emiratet e Bashkuara Arabe, në Jug-Perëndim me Jemenin, në Lindje ka dalje në Oqeanin Indian dhe në Veri-Perëndim në Gjirin Persik. Ka 2.8 milionë banorë dhe ka lidhje të forta me Arabainë Saudite. Në territorin e sotëm të Omanit, ka gjurmë vendbanimesh që datojnë para 10 mijë vjetësh. Sistemi fisnor i Uman'it, e ka gjenezën nga emigrimet e popujve të pjesës Veri-Perëndimore të Gadishullit Arabik. Mosmarrëveshjet ndërmjet fiseve dhe sulmet që vinin nga Irani, vazhduan deri në shekullin e VII, kur Omani njohu Islamin. Në shekullin e XVIII, lufta civile ndërmjet fiseve Hinavi dhe Gafiri, përfundoi me pushtimin e Omanit nga Irani, në krye me Shah Nadirin, në vitin 1737. Omani fitoi pavarësinë në vitin 1970. Në vitin 1971 u anëtarësua në Ligën Arabe dhe në Kombet e Bashkuara. Në vitin 1981 ishte një ndër anëtarët themelues të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit. Me marrëdhëniet e ngushta me SHBA-të dhe me afrimin me shtetet Arabe, u mundësua hapja e Omanit në arenën ndërkombëtare. Në këtë kohë, qeveria e Kabus'it në Oman, ka zhvilluar politikë neutrale gjatë luftës Irak-Iran.
Gjatë Luftës së Gjirit nuk ka luajtur rol të qartë, por ka pranuar të hap bazat për forcat e Perëndimit. Me nënshkrimin e marrëveshjes me Jemenin, iu dha fund mosmarrëveshjeve 25-vjeçare rreth kufirit me këtë shtet.
|