• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Prizren, PDK dhe AAK bashkë!
Nga: Radio SHARRI   
e Shtunë, 05 Shkurt 2011 16:53

pdk_aakPrizren, 05 shkurt 2011 - Të shtunën, PDK-ja dhe AAK-ja kanë lidhur marrëveshje koalicioni në Komunën e Prizrenit. Marrëveshjen e kanë nënshkruar kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Ramadan Muja dhe kryetari i Degës së AAK-së nga Prizreni, Bislim Zyrapi.
Sipas marrëveshjes, AAK-së do t’i takojnë dy drejtori komunale. Nënshkruesit e marrëveshjes thanë se kjo është arritur, në bazë të pëlqimit paraprak të krerëve të dy partive – Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt. Vetë Bislim Zyrapi tha se ky koalicion në nivel lokal, nuk do të thotë domosdoshmërisht edhe lidhje të koalicionit në nivelin qendror. Sipas tij, marrëveshja është shembull i mirë për PDK-në dhe AAK-në. Marrëveshja e së shtunës ka bërë që të zhbllokohet puna e Kuvendit Komunal të Prizrenit. Lidhja e këtij koalicioni në Prizren, nga analistët shihet edhe si sinjal për lidhjen e koalicionit mes këtyre dy subjekteve edhe në nivel qendror. Në fillim të javës së ardhshme, pretendenti për formimin e qeverisë së re, Hashim Thaçi, bëri të ditur se do të fillojnë negociatat për koalicionin qeverisës.


Share